Ushtrime mbi disa elementë të përmbajtjes së dokumenteve kurrikulare të arsimit parashkollor
Autori Dr. Bajram Salianji vjen me një material të ri, që lidhet me kurrikulën e arsimit parashkollor. Sipas autorit, trajtimi i përmbajtjeve të disa elementeve përmbajtsorë të kurrikulës së arsimit parashkollor ndikon në formimin profesional të edukatorëve të kopshteve.
Autori Dr. Bajram Salianji vjen me një material të ri, që lidhet me kurrikulën e arsimit parashkollor. Sipas autorit, trajtimi i përmbajtjeve të disa elementeve përmbajtsorë të kurrikulës së arsimit parashkollor ndikon në formimin profesional të edukatorëve të kopshteve. Nëpërmjet këtij materiali synohet t`u vihet në ndihmë mësueseve të kopshtit, për njohjen e dokumenteve bazë të kurrikulës në funksion të rritjes së cilësisë të të nxënit të fëmijëve të kopshtit apo grupit me të cilët punojnë.
Ai e vë theksin tek dy dokumente të reja për arsimin bashkëkohor që vitet e fundit janë bërë pjesë e kurrikulës së re të këtij niveli të arsimit që janë: Kurrikula e Arsimit Parashkollor, si dhe Standardet e zhvillimit dhe të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç.
Për këtë ai ndalet, në disa pjesë të veçanta të këtyre dokumenteve, duke shkruar kompetencat që do të zhvillojnë mësueset nëpërmjet arritjeve të rezultateve të të nxënit. Për arritjen e këtyre rezultateve, secili nga dokumentet e shkruara më poshtë (në materialin në PDF), është ndarë në tema dhe për secilin modul jepen referencat.
Secili nga këto module përmban kompetencat e synuara, një seri testesh për vetëkontroll dhe vetëvlerësim. Kjo është arsyeja, që autori nuk jep përgjigjet e testeve.
Kjo procedure, sipas autorit realizon një kërkesë thelbësore që lidhet me situatat e të nxënit si një mekanizëm themelor mbi të nxënit e sotëm bashkëkohor. Lidhur me këtë të fundit, autori shprehet më qartë në hyrjen e këtij materiali.
Për t`u ardhur në ndihmë mësueseve, u janë paraqitur skema të cilat mund t`i përdorin si pjesë të analizës për të tërhequr vëmendjen në elementët që autori mendon se janë gjetje thelbësore për asimilimin e përmbajtës të këtyre dokumenteve. Në këtë material, jepen një seri testesh që lidhen me përvetësimin e ligjit për arsimin parauniversitar, kurrikulën bërthamë për klasën përgatitore dhe klasën e pestë.
Në sensin praktik autori shprehet edhe për një përdorim më të gjerë të aktorëve që janë pranë arsimit, në kuptimin e kopshteve dhe shkollave ku nxënë fëmijët e komunitetit të tyre. Kjo ide e fundit shprehet në paragrafin që pason
Materiali u shërbehet:
-Mësueseve që do t`u nënshtrohen provimeve
-Formimit të përditshëm profesional
-Prindërve për t`u dhënë ndihmë të kualifikuar fëmijëve
-Studentëve të fakulteteve të mësuesisë
-Trajnerëve të mësueseve të arsimit parashkollor
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Tronditjet në shoqërinë tonë shqiptare/ Përse të rinjtë po rriten “të mbyllur” në një shoqëri të hapur?
Prindërimi i suksesshëm, sfida më e madhe e familjes së sotme!
Për t'u edukuar nuk mjafton arsimimi