Urim për Albas-in nga mësuesja Desela Nuredini
Ëndrrat janë të realizueshme vetëm atëherë kur gjejnë mbështetjen e duhur, stafin e përkushtuar, por mbi të gjitha qëllimin për të qenë gjithmonë jo vetëm të parët, por së bashku me mësuesit “Misionarët e dijes”!
Mësuesi i mirë nuk është ai i cili zbaton me përpikëri të gjitha metodat dhe teknikat e mësimdhënies, mësuesi i mirë është ai që frymëzon, gabon për t’u korrigjuar, por mbi të gjitha ai që fal çdo ditë shumë nga vetja për t’i treguar të rinjve se bota mund të bëhet më e mirë aty ku dhurohet mirësi!
I dashur Portali shkollor, e nisa kështu falënderimin tim për Ju!
Prej shumë kohësh tashmë afër nesh, mësuesve dhe nxënësve me dëshirën e mirë për të qenë koherentë në udhëzime, bashkëkohorë në teknologji dhe bashkëpunëtorë në gjithçka që ndërmerrni!
I tillë është edhe një mësues i cili e dashuron profesionin!
Nuk jam shumë e mirë me datat, sepse mendoj se nuk ka shumë rëndësi starti, por jetëgjatësia dhe për mua keni treguar me kohën se ia keni dalë! Platforma online, libra shkollorë dhe jashtëshkollorë, trajnime,argëtim dhe lojërat përmes hapësirave teknologjike kanë treguar se ia ka vlejtur cdo ditë mundi dhe sakrifica që çdo ditë “dhuroni”, me dëshirën e mirë për të na ndihmuar!
Ëndrrat janë të realizueshme vetëm atëherë kur gjejnë mbështetjen e duhur, stafin e përkushtuar, por mbi të gjitha qëllimin për të qenë gjithmonë jo vetëm të parët, por së bashku me mësuesit “Misionarët e dijes”!
Në emër të të gjithë mësuesve (nëse me lejohet) , Ju përshëndes, duke ju uruar :
Ecni gjithmonë të palëkundur dhe të sigurt, për një botë më të mirë përmes hapësirës së librit!
Gëzuar Festat! Faleminderit !
Me konsideratë:
Desela Nuredini, mësuese e Gjuhës shqipe dhe e Letërsisë, pranë gjimnazit "Asim Zeneli",Gjirokastër.
Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Letër falenderuese mësuesit
Festojmë 28-29 nëntorin!