Ese: Mjedisi dhe njeriu
Ngjyrat janë buzëqeshja e natyrës, ama natyra është buzëqeshja jonë. Mbill një lule sot, për një të ardhme më të mirë nesër...
Punim nga Romina Gjokmeli, nxënëse e klasës së nëntë, e cila është prezantuar me esenë “Mjedisi dhe njeriu”.
Natyra është arti i Zotit, bekimi që na vjen prej Tij, frymëzim i krijimit të qenies njerëzore. Gjithçka rrotullohet rreth natyrës, sa njeriu ka lidhur nje kordon aq të vecantë me të që po të shkatërrohej kjo lidhje, prishja e ekuilibrit ushqimor do ishte pasoja kryesore. Pafajësia që na fali nëna natyrë në lindje ka ndryshuar me kalimin e kohës, mirësia në ato shpirtra të brishtë ka evoluar në dashakeqësi, ku të mos mjaftonte dëmi që i shkaton të tjerëve, po përpiqet të shkatërroj ambientin që çdo ditë e më shumë bëhet pjesë e vetë karakterit dhe shpirtit tij.
Njeriu po përpiqet të tërheqë gjithcka që i nevojitet për mbijetesë prej saj. Ajri që marrim frymë, uji që pimë, ushqimi që hamë dhe mijëra artikuj që përdoren çdo ditë të gjitha të ardhura nga natyra. Megjithatë çuditërisht njeriu mban një qëndrim armiqësor ndaj natyrës. ‘Pushtimi i natyrës’ është shprehja që mund të përcaktoj më mirë veprimtarinë njerëzore në mjedisin rrethues. Njeriu po e trajton natyrën si pronë private duke ia humbur vlerat. Ne po e shkatërrojmë këtë mjedis, po e prishim këtë atmosferë. Miliona fabrika të mëdha dhe të vogla janë ngritur në tërë rruzullin tokësor. Tymi që del nga oxhakui i këtyre fabrikave po shkakton ndotjen e ajrit. Numri i automjeteve po rritet dita ditës. Ky tym është kthyer në sëmundje sidomos në qytetet e mëdha. Harrojmë se ajri është nevoja e menjëhershme dhe e rregullt e njeriut. Dhe nuk ngelet me kaq njerëzit po presin edhe pastrueset e ajrit-pemët.
Natyra është pjesë e integraleve tona dhe ne po e plaçkisim këtë thesar cdo ditë e më shumë. Po dënojmë në një mënyrë aq mizore sikur krimin më të madh kreu--Tokës i fali jetë. Kjo lule gjigande jete po vyshken çdo ditë e më shumë dhe po venitet nën hijeshin e saj pamundësisht të fitoj pak impenjim nga këto qenie humane që pabesisht e përpiqen ta godasin kur u jepet mundësia duke shkatërruar jo vetëm jetën e tyre, por po i hyjnë në hak brezave pasardhëse. Natyra është vetë jeta, gjëja më e çmueshme e jona sa as finesa e njeriut nuk do të dëshmonte një shpikje më të bukur, më të thjeshtë dhe të drejpërdrejtë sa natyra. Ajo është më e shtrenjtë se tërë pauritë minerale të tokës së bashku, më e bukur se diamanti sa vetë e keqja dorëzohet përpara saj dhe më humane se vetë njeriu. Kujdesi ndaj natyrës është detyrim moral, mjafton ti ta fillosh këtë nisëm sepse vërtë një pikë ujë në mes të detit nuk bën ndryshim, por një pikë e zezë bënë dallimin në nje fletë të bardhë. Ngjyrat janë buzëqeshja e natyrës, ama natyra është buzëqeshja jonë.
*MBILL NJË LULE SOT, PËR NJË TË ARDHME MË TË MIRË NESËR*
(Romina Gjokmeli; Portali Shkollor)
Letër falenderuese mësuesit
Mësuesit që nxënësit vlerësojnë më shumë
12 mësuesit më të suksesshëm në historinë e mësimdhënies