Nëpër kopshtin tim...
Kopshti im është një vend tepër i bukur dhe me pemë nga më të ndryshmet. Ndonjëherë, për shaka them se ‘’Libri i xhunglës’’ është xhiruar në kopshtin tim.
Duke ecur nëpër rrugë vërehen dy shtëpi, njëra dykatëshe dhe tjetra trekatëshe. Nëse hyn brenda gardhit rrethues të këtyre shtëpive të duket vetja si në parajsën e gjelbërt. Aty gjen çdo lloj peme. Në hyrje te dera e shtëpisë ndodhen dy pemë ulliri, të cilat janë simboli i paqes.
Më tej është arra, e cila ishte pema e parë e mbjellë, qëkur u shpërngulëm këtu, para 15 vitesh. Ajo pemë është mbjellë 10 ditë pasi linda unë dhe tregon shumë për mua. Më tej ndodhen pemë të tjera si: molla, dardha, portokalle, shega, qershia etj... I gjithë vendi është rrethuar nga një gardh, ku rreth tij janë të vendosura manaferra dhe rrushi
Në kopshtin tim gjen edhe lule e trëndafila ,ku me e veçanta ndër lulet është kaktusi, e cila është një lule tej mase e bukur. Ajo çel një herë në katër vjet dhe pas njëzet e katër orësh ajo vyshket dhe vdes. Ndërsa pema më e veçantë në kopshtin tim është gështenja e cila vetëm është rritur dhe nuk ka bërë asnjë kokërr. Shpesh herë babai thotë se ajo pema është fiks si vëllai, një pemë pa kokrra. Kopshti im është një vend tepër i bukur dhe me pemë nga më të ndryshmet. Ndonjëherë, për shaka them se ‘’Libri i xhunglës’’ është xhiruar në kopshtin tim.
(Punoi nxënësi Mirjon Rusi)
Letër falenderuese mësuesit
Për Klodin: Një udhëtim i paharruar mirësie...
Ese: Mjedisi dhe njeriu