PROFESIONI I MËSUESIT

Unë jam një mësues dhe jam krenar për këtë

Mësues, ju jeni pjesë e diçkaje më të madhe se vetja juaj. Ndikimi juaj është epik, ju ndryshoni jetën e dikujt dhe sjo se çfarë bëni çdo ditë, ka një ndikim më të madh nga sa mund ta imagjinoni.

Nëse ke pasur ndonjëherë shans për të buzëqeshur përballë nxënësit tuaj, për të parë një moment mirënjohjeje në sytë e tij ose për të inkurajuar ndryshimin në jetën e një fëmije, atëherë dije se mësimdhënia është një profesion i fuqishëm.


Një mësues shprehet se ka ndryshuar shumë profesione në jetën e tij, por asgjë nuk e ka mbushur me krenari si profesioni i mësuesit. "Si mësues, unë jam ballafaquar me ulje dhe ngritje të shumta por në fund të ditës unë mund të them me siguri se unë jam një mësues dhe jam krenar për këtë!"


Jam krenar që jam pjesë e një grupi individësh që bëjnë punën e tyre nga dashuria për profesionin, jo nga dashuria për të ardhurat.


Jam krenar që jam pjesë e profesionit në të cilin nxënësit tanë edhe pas njëzet vjetësh kthehen duke na kërkuar për një arsye - të na falënderojnë.


Jam krenar që kam kolegë që më frymëzojnë çdo ditë.


Jam krenar që kam mundësinë të jem një mësues ose autoritet për ata që kanë nevojë për udhëheqje.


Unë jam krenar kur nxënësit e mi, pavarësisht nga gjendja ime, janë të lumtur që më hohin  çdo ditë.


Jam i lumtur të jem pjesë e një profesioni që të mbush me ndjesi hyjnore


Jam krenar që jam pjesë e diçkaje që askush nuk e kupton vërtet. Asnjë teori, manual, apo hulumtim nuk mund të përshkruajnë mësuesit, atë që ata bëjnë në bazën e tyre ditore,për të ndikuar pozitivisht tek nxënësit.


Jam krenar që prindërit  më  besojnë dhuratën më të vlefshme, fëmijët e tyre.


Jam krenar që jam pjesë e një profesioni që ndërton të gjitha profesionet e tjera.


Jam krenar që unë, me kolegët e mi, jemi pjesë e udhëtimit të shumë njerëzve, sepse së bashku kemi një shans për të ndikuar në të ardhmen e tyre.


Pa marrë parasysh se çfarë periudhe të karrierës suaj po kaloni, nëse ndiheni sikur jeni në krye të botës ose që fundoseni, duhet të jeni gjithmonë krenarë. Ju jeni pjesë e diçkaje më të madhe se vetja juaj. Ndikimi juaj është epik, ju ndryshoni jetën e dikujt dhe sjo se  çfarë bëni çdo ditë, ka një ndikim më të madh se sa mund ta imagjinoni.



(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)

6,775 Lexime
5 vjet më parë