RASTE FRYMËZIMI

Trëndafili i bardhë/ Në mbështetje të fëmijëve me aftësi ndryshe

Ishte Dea! Një vajzë e veçantë. Kaq e dashur me kolektivin e klasës dhe njerëzit përreth. Ishte një artiste e talentuar. Ajo i binte violinës dhe bëhej më e bukur...

Binin gjethe vjeshte. Natyra kishte veshur bukuri të artë. Rrija dhe mendoja përballë dritares sime: Çfarë e bën njeriun të mirë? Të japë të holla? Të dhënit dashuri dhe mbështetje? Apo, të gjitha së bashku? Përballë këtyre mendimeve takoj në mesditë një njeri të bukur, krejtësisht të bukur. Më ngjasoi me një trëndafil të bardhë. 


Ishte Dea! Një vajzë e veçantë. Kaq e dashur me kolektivin e klasës dhe njerëzit përreth. Kur ajo filloi t'i binte violinës, po kuptoja ngadalë që veçantia e saj kishte dhe pjesën e artit. Ishte një artiste e talentuar. Ajo i binte violinës dhe bëhej më e bukur. Unë bëhesha më e mirë. E përqafova fort! -Je kaq e bukur Dea,- i thashë. Një trëndafil i bardhë. Pastaj kuptoja që të dhënit dashuri më bënte mua njeri dhe Dean, një fëmijë të Zotit.



(Anila Kruti; Portali Shkollor)

2,666 Lexime
5 vjet më parë