BOTIM I RI

“Tregimet e civilizimit”, poezi nga Mimoza Ahmeti

“Tregimet e civilizimit” të Mimoza Ahmetit (botuar nga ALBAS) janë proza të shkurtra poetike, por jo në konceptin e tyre tradicional si zhanër. Kjo avangarde e poezisë moderne shqipe e bën poezinë prozë, por duke i ikur përshkrimit të ndjesive.

Ajo, Mimoza, “pa ura që po ecnin. Kjo i ndodhi para gjumit.” Dhe na dhuroi “Tregimet e civilizimit”.

Autorja është ulur diku, por pa karrige, shkruan por pa përdorur duart, vështron, por pa përdorur sytë, flet, por pa askënd përballë, nuhat ajrin, por pa përdorur flegrat e hundës, dashuron e bën seks, por pa përdorur trupin. Shqisat nuk i hyjnë fare në punë shkrimtares, përveçse ndjeshmëria e një uni, që shkrihet në papërcaktueshmëri. Ky përfytyrim m’u ravijëzua teksa lexoja “Tregimet e civilizimit”. 

Ato na civilizojnë trurin tonë që ka zë myk nga imazhet reale apo objektet konkrete.


Nuk do të gjeni në këto tregime apo imazhe çfarë kërkoni, ndaj, nëse vendosni ta lexoni këtë libër, sprovohuni të rrini ulur pa karrige.


“Tregimet e civilizimit” të Mimoza Ahmetit (botuar nga ALBAS) janë proza të shkurtra poetike, por jo në konceptin e tyre tradicional si zhanër. Kjo avangarde e poezisë moderne shqipe e bën poezinë prozë, por duke i ikur përshkrimit të ndjesive apo përshkrimit të peizazhit, natyror a urban. I ikën dhe rrëfimit tradicional dhe ndalet te monologu me vetveten si një dialog me një të panjohur.


Rita Petro



(Portali Shkollor) 

3,137 Lexime
4 vjet më parë