Trajnim

Trajnimi “Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës - Fusha Matematikë”

QTPA në kuadër të provimit të kualifikimit do të zhvillojë më 10-12 Shkurt 2023 trajnimin për modulin: “ Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës-Fusha Matematikë”. Trajnimi zhvillohet nga trajnerja Dhurata Valera.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuader të provimit të kualifikimit do të zhvillojë në datat 10-12 Shkurt 2023 trajnimin për modulin :

 “ Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës - Fusha “Matematikë”.


Trajnimi zhvillohet me trajnerë: Dhurata Valera

                          

Regjistrohuni te ky link: https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/62092?d=02%2F10%2F2023%2000%3A00%3A00

             

Dhurata Valera

Moduli synon: pjesmarrësit në trajnim mbështetur në strategji kombëtare e përvoja kombëtare apo më gjerë, si dhe diktuar nga nevoja për përmirësim, të rikonceptojnë kurrikulën e matematikës shkollore në vijimësi sipas shkallëve të klasifikimit standard dhe zbatim përmes tematikave të saj në të gjithë ciklet e arsimit parauniversitar të lidhur dhe me fushat të tjera si “Teknologjia dhe TIK-u”. 


Moduli trajton:

  • Përshkrimi i kompetencave që zhvillohen përmes tematikave për fushën “Matematikë” dhe “Teknologjia dhe TIK-u”, sipas shkallëve të kurrikulës. Metodologjitë e zbatimit të kurrikulës;
  • Përdorimi i teknologjisë në matematikë si mjet për të zgjidhur apo verifikuar zgjidhjet si dhe për të mbledhur, komunikuar e zbuluar informacione;
  • Situata të nxëni në matematikë në lidhje me TIK-un ;
  • Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës. (përdorime sipas tematikave: Numri, Matja, Algjebra dhe funksioni, Gjeometria, Statistika dhe probabiliteti);
  • Mjetet e zhvilluara për përmirësimin e të mësuarit kuptimplotë të koncepteve matematikore në mësimin e përzier (Blended learning); 
  • Reflektime profesionale mbi përvoja e risi në trendin e mësimdhënies/nxënies së matematikës;
  • Analizë, vlerësim përmbledhës e refleksione për efektivitetin dhe perspektivën e zbatimit të këtij sistemi trajnimi në kushtet e shkollës ku ushtron aktivitetin ditor por jo vetëm.

 

 Përfituesit nga trajnimi:

  1. Mësues të matematikës në arsimin parauniversitar 
  2. Drejtues shkollash 
  3. Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.

 

Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,940 Lexime
1 vit më parë