
Trajnime me kredite në Qendrën e Trajnimeve Albas
Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas” e akredituar nga MASR, ofron trajnime me kredite për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar përfshirë edhe mësuesit e parashkollorit. Regjistrohuni tani!
Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas” e akredituar nga MASR, ofron trajnime me kredite për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar përfshirë edhe mësuesit e parashkollorit në modulet:
⁃ "Mësimdhënia në kurrikulat e reja"
⁃ "Menaxhimi i klasës"
Moduli “Menaxhimi i klasës” synon:
- Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj.
- Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandara: menaxhim dhe mësimdhënie
- Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës.
- Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës
- Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës
- Të perceptohen dhe realizohen platforma personanale të menaxhimit të klasës.
- Të informojë mbi koncepte te etikës në institucionin arsimor.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:
• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Trajnimet zhvillohen online, ne platformen "Google Zoom" dhe janë planifikuar në datat e muajit Tetor:
24.10.2020 - Menaxhimi i klasës
31.10.2020 - Mësimdhënia në kurrikulat e reja
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected].
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTA trajnim me kredite më 26-27 prill: "Edukimi matematik përmes një veprimtarie komplekse të zgjidhjes së problemeve"
QTA trajnim me kredite më 26-27 prill, moduli: “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”
QTA trajnim më 3 - 4 maj për modulin me kredite "Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë"