QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

Trajnime më 4 dhjetor për modulet “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”

Qendra e Trajnimeve Albas, më 4 dhjetor do të zhvillojë trajnime me kredit për të gjithë mësuesit e interesuar, për modulet “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Modulet përmbajnë nga 1 kredit.

Qendra e Trajnimeve Albas zhvillon në datën 4 dhjetor 2021 trajnimet për modulet:


1.“Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. 


Trajnimi mbahet nga trajnerja Denata Toçe, specialiste e njohur në fushën psiko-sociale, duke ofruar shërbim në nivel të lartë profesional. 

Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:

  • Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
  • Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
  • Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.


2.“Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton këto çështje: 

  • Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca,
  • Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca;
  • Reflektimi i metodave të mësimdhënies/nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit; 
  • Kuptimi mbi situatën e të nxënit, mënyrat e përpilimit dhe  paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme;
  • Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme. 
  • Planifikimi dhe vlerësimi në kurrikulën me kompetenca.   


Këto module janë akredituar nga MASR dhe përmbajnë 1 kredit. Trajnimet për çdo modul zhvillohen online në platformën Zoom, dhe kushtojnë 1000 lekë të reja. Pagesa bëhet në bankë përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për regjistrim jeni të lutur të plotësoni formularin e mëposhtëm:

Jeni të lutur të kontaktoni në: 

0697070480 ose në adresën [email protected]




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

4,741 Lexime
3 vjet më parë