Trajnime me kredite në Berat në datat 20-21 prill
Në datat 20 - 21 prill trajnimet zhvillohen në Berat për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Ky modul përmban një kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Për të ndjekur trajnimin ju duhet të kryeni procesin e regjistrimit në faqen zyrtare të IZHA.
Qendra e Trajnimeve Albas ka përfunduar me sukses trajnimet e para në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Kukës për tre modulet: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, “Menaxhimi i klasës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.
Në datat 20 - 21 prill trajnimet zhvillohen në Berat për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Ky modul ka një kredit, kushton 2 mijë lekë dhe pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajtoi çështjet e mëposhtme:
- Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
- Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
- Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
- Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
- Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Është e rëndësishme që ju të regjistroheni në sistem, pra: të klikoni në https://trajnime.arsimi.gov.al/ ose të na kontaktoni ne në numrat e telefonit: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]
Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.
(Portali Shkollor)
QTPA: Trajnim në 21 dhjetor për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”
QTPA: Trajnim në 14 dhjetor për modulin “Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”
Kalendari i Trajnimeve ALBAS për muajin Janar - Shkurt 2024