QTPA

Trajnim me kredite në Tiranë, 18 dhe 19 Janar

Në datat 18 dhe 19 janar zhvillohet trajnim në Tiranë, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4, për modulin "menaxhimi i klasës"

Qendra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime në të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke prezantuar tre modulet e akredituara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA): “Menaxhimi i klasës”, “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithpërfshirës” dhe “Mësimdhënia me kurrikulat e reja”.


Qendra e Trajnimeve kujdeset të plotësojë të gjitha kushtet për zhvillimin e trajnimit në mjedise të përshtatshme dhe  të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për trajnim. 


Në datat 18 dhe 19 janar  zhvillohet trajnim në Tiranë, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4, për modulin "menaxhimi i klasës"

 Moduli “ Menaxhimi i klasës” synon:

- Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj 

- Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandarta: menaxhim dhe mësimdhënie

- Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës. 

- Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës 

- Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës 

- Të perceptohen dhe realizohen patforma personanale të menaxhimit të klasës.


Pjesmarrësit ndjekin trajnimin, dhe më pas i nënshtrohen një testimi, duke u pajisur në fund me certifikatë. Për një modul përfitohet një kredit.


Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën [email protected]

Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 



(Portali Shkollor)

2,341 Lexime
5 vjet më parë