Trajnim me kredit: Përgatitja e nxënësve për testin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në maturën shtetërore
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuader të provimit të kualifikimit do të zhvillojë në datat 20-22 Janar 2023 trajnimin për modulin: “Përgatitja e nxënësve për testin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në maturën shtetërore”. Trajnimi zhvillohet me trajnerë: Dhurata Shehri dhe Linda Mëniku.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuader të provimit të kualifikimit do të zhvillojë në datat 20- 22 Janar 2023 trajnimin për modulin:
“Përgatitja e nxënësve për testin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në maturën shtetërore”.
Trajnimi zhvillohet me trajnerë: Dhurata Shehri dhe Linda Mëniku.
Regjistrohuni duke klikuar këtu.
PROF.DR. DHURATA SHEHRI
PROF. ASOC. DR.LINDA MËNIKU
Moduli synon: zhvillimin profesional dhe kualifikimin të mësuesve të gjuhës shqipe në lidhje me provimin e maturës shtetërore, si dhe rrugët dhe strategjitë mësimore për përgatitjen e suksesshme të nxënësve për provimin e maturës shtetërore.
Moduli trajton:
- Programin orientues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë, qëllimet dhe struktura e tij;
- Llojet e pyetjeve që zhvillojnë kompetencat (aftësitë dhe njohuritë) gjuhësore dhe letrare të nxënësve;
- Nivelet e pyetjeve;
- Testi i periudhës ose testi i ndërmjetëm si instrumente kryesore për vlerësimin e njohurive dhe të aftësive të nxënësve, si dhe për përgatitjen e tyre për provimet e maturës shtetërore.
- Përmbajtjen shkencore në lëndën e gjuhës shqipe;
- Përmbajtjen shkencore në lëndën e letërsisë.
Përfituesit nga trajnimi:
- Mësues të gjuhës shqipe në arsimin e mesëm të lartë.
- Mësues të gjuhës shqipe në arsimin e mesëm të ulët.
- Drejtues shkollash.
- Specialistë të ZVA-ve.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Albas zhvillon trajnime me kredite në Fier
QTPA trajnim më 4 korrik, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”
Në datat 13-15 prill zhvillohen trajnime me kredite në Kukës