Trajnim me kredit mbi modulin "Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës"
Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas”, ofron trajnim me kredit për të gjithë mësuesit e interesuar, kryesisht në këtë periudhë, atyre që i nënshtrohen provimit të licencës apo portalit “Mësues për Shqipërinë”.
Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas”, ofron trajnim me kredit për të gjithë mësuesit e interesuar, kryesisht në këtë periudhë, atyre që i nënshtrohen provimit të licencës apo portalit “Mësues për Shqipërinë”, për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës”. Ky modul zhvillohet me trajniere Denada Toçe, e cila ofron një gamë të gjërë tematikash dhe diskutimi.
Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia, ne ju sigurojmë se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mos rrezikuar shëndetin e përbashkët.
Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:
• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.
Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni në numrin 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Albas zhvillon trajnime me kredite në Fier
QTPA trajnim më 4 korrik, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”
Në datat 13-15 prill zhvillohen trajnime me kredite në Kukës