
Trajnim me kredit mbi modulin “Menaxhimi i klasës”
Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas”, ofron trajnim me kredit për të gjithë mësuesit e interesuar, kryesisht në këtë periudhë, atyre që i nënshtrohen provimit të licencës apo kualifikimit.
Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas”, ofron trajnim me kredit për të gjithë mësuesit e interesuar, kryesisht në këtë periudhë, atyre që i nënshtrohen provimit të licencës apo portalit “Mësues për Shqipërinë”, për modulin “Me menaxhimi i klasës”. Ky modul ofron një gamë të gjërë tematikash dhe diskutimi.
Moduli “Menaxhimi i klasës” synon:
- Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj
- Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandara: menaxhim dhe mësimdhënie
- Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës.
- Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës
- Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës
- Të perceptohen dhe realizohen platforma personanale të menaxhimit të klasës.
Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia, ne ju sigurojmë se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mos rrezikuar shëndetin e përbashkët.
Për të marrë pjesë në trajnim, duhet së pari të kryhet një regjistrim. Për të kryer procesin e regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën [email protected]
Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrit të telefonit dhe adresës së e-mailit.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTA trajnim me kredite më 26-27 prill: "Edukimi matematik përmes një veprimtarie komplekse të zgjidhjes së problemeve"
QTA trajnim me kredite më 26-27 prill, moduli: “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”
QTA trajnim më 3 - 4 maj për modulin me kredite "Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë"