Teto Senia flet me termat e Piazhes (Pjesa e parë)
Në vijim të përgatitjes së materialeve për formimin profesional të mësuesve, autori Dr. Bajram Salianji sjell një risi në këtë material. Brendia e tij e paraqitur në trajtën e një letërsie pedagogjike, përmban synimet për fushat e të nxënit si dhe situata të veçanta të të nxënit.
Kurrikula me bazë kompetencat
Letërsi pedagogjike
Në vijim të përgatitjes së materialeve për formimin profesional të mësuesve, autori Dr. Bajram Salianji sjell një risi, së pari në formën e paraqitjes së tyre.
Pavarësisht se ai nuk citon kornizën kurrikulare apo dokumentet kurrikulare që burojnë prej saj, gjatë gjithë materialit ka parasysh kërkesat e parashtruara prej tyre.
Brendia e tij e paraqitur në trajtën e një letërsie pedagogjike, përmban synimet për fushat e të nxënit dhe deri diku edhe për situata të veçanta të të nxënit.
Sigurisht, që këto të fundit janë atribut i vetë mësuesit/es.
Materiali pedagogjik, me nuanca të një letërsie pedagogjike, mundohet të sjellë sa më pranë mësuesve idetë dhe e kohës në ngjarjet e jetës si dhe realitete fizike ku shfaqen këto fusha të nxëni. Autori flet me gjuhën e një edukatoreje. Ajo ka pasur angazhime të mësimdhënies në dy sisteme politiko shoqërore të ndryshme. Ajo është një mësuese e respektuar, profesionalisht e aftë dhe që di t`i transmetojë ato në subjektet pedagogjike siç janë fëmijët, nxënësit, kolegët e saj mësues, prindër dhe qytetarë të tjerë të interesuar për arsimin.
Autori flet me gjuhën e një edukatoreje. Ajo ka pasur angazhime të mësimdhënies në dy sisteme politiko shoqërore të ndryshme. Ajo është një mësuese e respektuar, profesionalisht e aftë dhe që di t`i transmetojë ato në subjektet pedagogjike siç janë fëmijët, nxënësit, kolegët e saj mësues, prindër dhe qytetarë të tjerë të interesuar për arsimin. Edukatorja apo më pas edhe mësuese Teuta di si të tërheqë në bashkëbisedime, mendimin pedagogjik më cilësor që gjendet në komunitetin e saj. Materiali u shërbehet mësuesve/eve për formimin profesional të tyre, si dhe për t`ju përgjigjur rasteve eventuale për përgatitjen për provimet e radhës. Ashtu si u shërbehet edhe studentëve/eve të fakulteteve të mësuesisë si dhe prindërve.
Gjithnjë, sipas autorit kjo gjetje lehtëson lexuesin dhe i krijon mundësinë të shprehë qëndrimin për materialin që lexon. T`i shprehë ato ndryshe, në përputhje me nivelin arsimor ku jep mësim si dhe mjedisin ku zhvillon mësim. Jo pa qëllim aty është vendosur një kuadrat, ku si fillim këshillohet të shkruhen fushat e të nxënit. Në një pjesë të dytë, mund të shënohen edhe situatat e të nxënit. Lidhur me këtë autori sqaron se përzgjedhja e situatave të të nxënit është atribut i mësuesit të lëndës. Ai ka vite që ka krijuar bankën e situatave të të nxënit, ashtu si ndodh edhe me kolegët apo specialistët në mbarë botën e qytetëruar.
Autori Dr. Bajram Salianji
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Tronditjet në shoqërinë tonë shqiptare/ Përse të rinjtë po rriten “të mbyllur” në një shoqëri të hapur?
Prindërimi i suksesshëm, sfida më e madhe e familjes së sotme!
Portofoli i praktikës profesionale, profili Gjuhë shqipe dhe Letërsi