Kurrikula me bazë kompetencat

Teste mbi situatën dhe mjedisin e të nxënit nga Dr. Bajram Salianji

Autori Dr. Bajram Salianji vjen me një material të ri për që lidhet me situatat dhe mjedisin e të nxënit. Në këtë material sillen në vëmendjen e lexuesve disa teste që, sipas tij ndihmojnë lexuesit për njohjen me teorinë situatave dhe mjediseve të të nxënit.

Këto janë teste të tipit “Teste për vetëkontroll dhe vetëvlerësim”. Ndryshe nga shumica e rasteve, ku jepen përgjigjet e testeve, në këto modele testesh që po ju paraqesim, përgjigjet do t’i shkruajë vetë mësuesi/ja. Kështu ai/ajo do të provojë njohuritë e veta mbi përmbajtjet e këtij materiali. Mund të ndodhë që disa përgjigje, mësuesi/ja t’i plotësojë saktë, në tabelën e vendosur në fund të secilës nga testet.          


Disa të tjera do t’i plotësojë duke qenë dyshues për “alternativën” që shënon në tabelë dhe për disa nuk mund të jetë në gjendje të japë përgjigje. Për dy rastet e fundit, mësuesi/ja i rikthehet leximit të literaturës së ofruar nga autori apo asaj të që do t`i nevojitet atij/saj njohur paraprakisht prej tij. Për këtë shfrytëzon rubrikën: “Referenca” të shënuar për secilën prej moduleve dhe testeve.                                                     


Kjo gjetje është në koherencë me thelbin e reformës sonë kurrikulare, ku edhe mësuesi/ja, tashmë në rolin e nxënësit, i ndërton vetë njohuritë e tij/saj dhe njëherazi zhvillon kompetenca. 


Materiali përbëhet nga tre pjesë.                                 

Përdorimi i testeve për vetëkontroll dhe vetëvlerësim edhe nga trajnerët e mësuesve/eve, në një moment të caktuar nga trajneri/ja gjatë seancës trajnimit apo jashtë saj rrit cilësinë e formimit profesional të mësuesve. Arritja e këtij suksesi nëpërmjet këtij kërkimi shkencor të autorit i shërben pasurimit e pedagogjisë së mësimdhënies dhe të nxënit të bazuar në kompetencat…


E shoh të arsyeshme të përsërit një fakt të njohur nga të gjithë se njohja deri në  perfeksion e përmbajtjeve të programeve lëndore, sjell drejtpërdrejtë rritjen e cilësisë së mësimdhënies nga mësuesit dhe për rrjedhojë rritjen e cilësisë së të nxënit nga nxënësit.        

 

Në sensin praktik të një përdorimi më të gjerë, materiali u shërbehet:    

a) Mësuesve/eve që do t`u nënshtrohen provimeve të ndryshme;

b)Studentëve të fakulteteve të mësuesisë; 

c)Prindërve për focimin e partneritetit me shkollën;

d)Trajnerëve/eve që kualifikojnë mësuesit/et, thotë autori Dr. Bajram Salianji        

Dr. Bajram Salianji     

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

5,027 Lexime
2 vjet më parë