Një këndvështrim rreth kodit të etikës së mësuesit në IAP, nga Selime Barolli
Shkrimi i Selime Barollit thekson rëndësinë e kodit të etikës së mësuesit në IAP për suksesin e mësuesit dhe formimin e qytetarëve të së nesërmes. Ai përshkruan përkushtimin ndaj nxënësve, profesionit dhe komunitetit si parime themelore që nxisin zhvillimin personal dhe profesional të mësuesve.
Njohja dhe zbatimi i kodit të etikës së mësuesit në IAP është çelës për suksesin e mësuesit dhe domosdoshmëri për formimin e qytetarëve të së nesërmes.
Profesioni i mësuesit ndryshe nga profesionet e tjera ka drejtperdrejt lidhje me zhvillimin e shoqërise dhe përshtatjen e mënyrave, metodave, strategjive mësimore, zhvillimin e teknologjisë që në kohë diktojnë ndryshime ndaj dhe mësuesi duhet të jetë parreshtur në koherencë me këto ndryshime duke orientuar aftësite e veta profesionale në përshtatje dhe qasje objektive me nevojat e brezave qe edukon.
Zhvillim personal dhe zhvillim profesional nënkuptojnë vlera dhe aftësi të mësimdhënësit për të kultivuar vlera dhe për të përcjelle njohuri ,shkathtësi, qëndrime dhe vlera tek nxënësit.
Mësuesi është modeli i vlerave në komunitet.
Kodi i etikës së mësuesit në IAP gjen përdorimin në zbatimin e tri parimeve:
1. Përkushtimi ndaj nxënësit dhe mjedisit të të nxënit
2. Përkushtimi ndaj profesionit
3. Përkushtimi ndaj komunitetit
1.Përkushtimi ndaj nxënësit dhe mjedisit të të nxënit
Nga përvoja si mësimdhënës kemi vërejtur që klasat dhe grupet e fëmijeve me të cilët punojmë janë të ndryshme duke sjelle në klasë shumëllojshmëri inteligjencash që nënkuptojmë nxënës të nivelele të ndryshme të të nxënit duke filluar që nga nxënësit që janë të talentuar dhe përvetësojnë shumë mirë programin mësimor dhe deri tek ata nxënës që kanë vështirësi në të nxënë apo kanë dhe nevoja të veçanta pra që duan përkushtim të veçantë për të zhvilluar potencialisht aftësitë e tyre.
Kemi nxënës që sjellin problematika të ndryshme sociale të cilat shoqëria jonë sot i ka të shumta dhe ne mësuesit i hasim cdo ditë në klasat tona. Kemi fëmijë me problematika sociale, ekonomike, shëndetësore etj dhe të gjitha këto na diktojnë ne në profesionin tonë të jemi më të përkushtuar sesa të jemi mësimdhënës sepse duhet të njohim problematikat, të sjellim shembujt dhe modelet positive, te shmangim negativitetin që nxënësit në mënyrë të pashmangshme e sjellin në klasë, të edukojmë dhe kultivojmë vlerat tek fëmijet, te vëmë në dukje pozitiven tek cdo nxënës dhe t’i nxitim nxënësit të shmangin negativen në sjellje.
Hasim shpesh dhe situata konfliktuale me prindërit për shkak te niveleve të ndryshme shoqërore të tyre, problemeve ekonomike dhe sociale të cilat shpesh prindërit nuk i menaxhojnë dot dhe i sjellin dhe në mjediset tona shkollore.
Te jesh mësues nuk do të thotë të japësh vetëm mësim por duhet të ndërtosh marëdhënie me të gjithë nxënës, prindër, drejtues, kolegë, komunitet pasi të gjithë ne zhvillojmë veprimtari në bashkëveprim me njëri-tjetrin.
- Te perkushtohesh ndaj nxenesit do te thotë :
- të përcjellësh njohuri
- të edukosh vlera
- të kuptosh vështirësitë e nxënësit
- ta mësosh nxënësin të bashkëveprojë me të tjerët
- ta mësosh nxënësin të vlerësoje të tjerët, te sjellë vlera në grup
- të zbulosh talentin e nxënësit
- ta orientosh nxënësin drejt zhvillimit të prirjeve të tij përmes edukimit të vlerave
- të respektosh të drejtat e fëmijëve
- t’ju shërbesh në mënyrë të barabartë të gjithë fëmijëve pavarësisht ndryshimeve të nxënësve ne inteligjenca, origjinë, prejardhje apo dhe ndryshimeve të tjera.
Duhet të mendojmë sikur nxënësit janë fëmijët tanë duke përmbushur betimin e mësuesit dhe çdo hap apo ndikim tek ta të jetë me përgjegjësi madhore sepse na është besuar përgatitja e qytetarëve të së nesërmes.
Mësues + nxënës = edukim dhe zhvillim
2.Përkushtimi ndaj profesionit
Sot mësuesia është një profesion i rregulluar në sistemin tonë arsimor por është një profesion i cili nuk mbaron së formuari në universitet. Gjithashtu dhe mësuesit me përvojë që janë në sistem nëse nuk përditësohen me risitë dhe ndryshimet që dikton koha dhe kurrikulat që ndryshojnë vazhdimisht nuk mund t’ju ofrojnë nxënësve shërbimin e duhur në përshtatje me teknologjinë dhe zhvillimin e vrullshëm të shoqërisë.
Kurrikula me bazë kompetenca kërkon të zbatohet nga mësues kompetentë që zotërojnë metoda, teknika, strategji mësimdhënieje dhe i zhvillojnë ato duke I njohur dhe përdorur edhe mënyrat interaktive duke vënë nxënësin në qendër.
Te pëkushtohesh ndaj profesionit do të thotë:
- të shtosh vazhdimisht njohuritë për të zbatuar profesionin në aspektin metodik, psikologjik, pedagogjik, shkencor për të ndjekur ndryshimet që dikton koha dhe përshtatur ato pozitivisht në dobi të edukimit të brezave.
- mesuesi gjithmonë,kërkon, lexon ,mëson, eksploron, zbulon, praktikon, përsos metoda aktive dhe interaktive bashkëkohore dhe teknika për të zhvilluar nxënësit potencialisht.
- domosdoshmërisht mësuesi te trajnohet, të kualifikohet, të përditësohet, të shkëmbejë përvojë me kolegët të ofrojë përvojën e vet në mbështetje të mësuesve të rinj, të marrë risitë që mësuesit e rinj sjellin duke gërshetuar përvojat dhe njohuritë me to.
Nje mësues zhvillon profesionin e vet duke qenë në marëdhënie me shumë faktorë të që janë të gjithë shumë të rëndësishëm në veprimtarinë e tij në këtë profesion.
Mësuesi - nxënësi - drejtuesi - kolegët - prindërit - komuniteti
Mësuesi është ai që bashkëvepron me të gjithë këta faktorë dhe në çdo ndërveprim me këta faktorë është mësuesi që duhet të sjellë performancë pozitive.
Mësues+ mësues = bashkëpunim për qëllime të përbashkëta
Mësues + drejtues = edukim me standarte duke orientuar etikë dhe legjislacion
3. Përkushtimi ndaj komunitetit
- Që mësuesi të të krijojë një mjedis motivues për arsimin është shumë i rëndësishëm dhe përkushtimi ndaj komunitetit.
- Mësuesi është pjesë dhe jeton në komunitet duke dhënë modelin e sjelljes pozitive. Ai ka në interes të qaset si mësimdhënës në atë formë që të ndikojë në kthimin e shkollës si qendër komunitare.
- Është shumë i rëndësishëm përkushtimi ndaj komunitetit pasi mësuesi jo vetëm bashkëpunon me prindërit dhe anëtarët e komunitetit për mësimdhënie më të mire por edhe për të zgjeruar shërbimet edukative që shkolla mund të ofrojë në komunitet.
- mësuesi përshtatet me komunitetin duke pranuar dhe respektuar diversitetin, traditat kulturore dhe familjare,duke ndërvepruar dhe ofruar modele positive të shkollës në komunitet.
Mësues + prindër = bashkëpunim dhe potencial për edukim dhe zhvillim
Mësues+ komunitet = edukim me model pozitiv
Të gjitha këto ndërthurren në periudhë afatgjatë të të ushtruarit të profesionit duke e bëë mësuesin të përkushtuar ndaj nxënësit, profesionit dhe komunitetit.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Siguria në shkolla dhe vendimi për TikTok: Masa të nevojshme apo të tepruara?
“Simbolika e një dhurate”
Siguria në arsim, baza për një të ardhme të qëndrueshme