TE vs TEK, si t'i përdorim saktë këto dy parafjalë?
Shumë herë i bëjmë pyetje vetes se kur duhet të përdorim parafjalën "te" dhe kur "tek". Por edhe për këtë, gramatika e gjuhës shqipe e ka një përgjigje.
Shumë herë i bëjmë pyetje vetes se kur duhet të përdorim parafjalën "te" dhe kur "tek". Por edhe për këtë, gramatika e gjuhës shqipe e ka një përgjigje.
Atëherë:
1. Parafjala TE përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me bashkëtingëllore. P.sh.: Era shkoi te gjyshja. Përgjigjen e gjeti te libri. U mbështetën te njëri-tjetri. Shkoi te tezja etj.
2. Parafjala TEK përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me zanore. P.sh.: U takuan tek ura. Shkoi tek ajo me një frymë. Erdhi tek unë. E gjeti tek oborri etj.
Kohët e fundit gjuhëtarët kanë shprehur mendimin që parafjala TEK të përdoret dhe para fjalëve që fillojnë me bashkëtingëllore të tingullt, si: m, n, nj, l, ll, si dhe bashkëtingëlloret e shurdhëta t dhe k, për shkak të përplasjes së bashkëtingëllores k të parafjalës TEK me fjalët që fillojnë me këto bashkëtingëllore, por deri tani kjo hipotezë nuk është kthyer në normë, ndaj dhe ne do të ndjekim rregullën ekzistuese!
(Përgatiti Sevi (Lami) Agolli, Portali Shkollor)
Takimi i dy shkronjave të njëjta në një fjalë
Pse në disa raste parimi fonetik i gjuhës shqipe “nuk gjen zbatim”? Pse disa fjalë ndryshe shkruhen e ndryshe lexohen?
Gabimet tona me ÇORAPËT! "Çorapë" dhe "Çorape" nuk kanë të njëjtin kuptim