Stop trafikimit të qenieve njerëzore
Muaji tetor njihet si muaji i antitrafikimit të qenieve njerëzore. Në kuadër të këtij muaji u zhvillua projekti në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “11 Shkurti”.
Muaji tetor njihet si muaji i antitrafikimit të qenieve njerëzore. Në kuadër të këtij muaji u zhvillua projekti në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “11 Shkurti”. Në këtë projekt u trajtua trafikimi i qenieve njerëzore si një dukuri negative, e cila herë pas here, fatkeqësisht, e shohim të gjejë vend në shoqërinë tonë.
Përmes diskutimeve, pikturave, të bëra nga nxënësit e kësaj shkolle, u paraqitën format me të cilat dukuria shfaqet, si dhe pasojat me të cilat përballen viktimat.
Trafikimi i njerëzve është një kërcënim shumë dimensional, mjaft i rrezikshëm, që nënkupton rekrutimin, transportimin, transferimin e personave me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, apo me anë të formave të tjera, shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, keqpërdorimit të pushtetit etj.
Dëmet e paevitueshme që pësojmë nga kjo dukuri, pasqyrohen në funksionet thelbësore të jetës, ndaj: “Mos heshtni para skllavërisë moderne, por raporto, ose adreso në zyrat përkatëse.
Falë kësaj ekspozite u përçua mesazhi: “Askush s'mund të bëjë gjithçka, por gjithkush mund të bëjë diçka kundër skllavërisë moderne.
(Edisa Kaziu-Xhihni; Portali Shkollor)
Letër falenderuese mësuesit
Mësuesit që nxënësit vlerësojnë më shumë
12 mësuesit më të suksesshëm në historinë e mësimdhënies