Sot provimi i parë për maturantët, në një klasë jo më shumë se 10 vetë
Testi të cilit do t’i nënshtrohen maturantët është ai i gjuhës së huaj. Provimi do të fillojë në orën 10:00, i cili do të zgjasë plot dy orë. Këtë vit janë mbi 32.000 nxënës që do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore.
Dita e sotme është me shumë emocione për të gjithë maturantët e Shqipërisë. Pikërisht sot maturantët zhvillojnë provimin e parë.
Testi të cilit do t’i nënshtrohen maturantët është ai i gjuhës së huaj. Provimi do të fillojë në orën 10:00, i cili do të zgjasë plot dy orë.
Janë plot 32.126 nxënës që do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore. Këto provime do të zhvillohen nën masa të larta sigurie.
Pandemia e koronavirusit dhe masat mbrojtëse ndaj këtij virusi vdekjeprurës kanë bërë që këtë vit çdo shkollë të kthehet në qendër provimesh. Tezat dhe kohëzgjatja e provimeve të maturës 2020 janë të kushtëzuara nga situata e pandemisë.
Testi i gjuhës së huaj është i ndërtuar i gjithi me alternativa, ndërsa përmban 60 pyetje gjithsej. Ndërsa të gjithë personat që do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të testit do të jenë të pajisur me maska dhe doreza. Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra.
Këtë herë edhe korrigjimi do të jetë ndryshe, tërësisht elektronik dhe vetëm në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Më e rëndësishmja e këtij procesi është fleta e përgjigjeve pasi do të lexohen dhe vlerësohen nga korrigjuesi elektronik.
Duhet theksuar se vështirësia e Maturës Shtetërore do të jenë të shkallëzuara sipas nivelit të nxënësve., 40% të pyetjeve janë për nivelin e 5 dhe 6, 40% të tjera për nivelin mesatar dhe 20% janë pyetje të vështira që do të ndajnë nxënësit e 9-s nga ata të 10-s.
Maturantët e gjimnazit ‘Sami Frashëri” që u shemb për tu rindërtuar, do t’i japin provimet në dy mjedise, tek shkolla “4 Dëshmorët” dhe “Fan Noli”.
Provimi i radhës për maturantët është më datë 11 qershor, testi i gjuhës shqipe, me matematikën më 15 qershor, për ta përmbyllur me lëndën me zgjedhje më datë 18 qershor.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!