SHKOLLA PO FILLON!

Si të përgatisni fëmijën për fillimin e një viti shkollor

Komunikimi i rregullt me mësuesin e fëmijës suaj është një pjesë kryesore e kujdesit për arsimin e tij/saj. Mësuesit mund t'ju paralajmërojnë për çdo vështirësi emocionale, sociale ose akademike...

- Të biesh në gjumë në orar. Vendosja e një orari të përcaktuar për të rënë  në gjumë, sepse vendosja e një rutine është mjaft e rëndësishme. Duke rënë në gjumë në orar, edhe zgjimi është më i shpejtë, çka ndihmon fëmijët në përqëndim. Kjo ëhstë një mënyrë praktike për të inimizuar stresin në shkollë. 


- Mos harroni ngjarjet argëtuese dhe emocionuese, udhëtimet, projektet dhe më shumë nga vitet e kaluara të shkollës dhe tregoni interes në lidhje me mundësinë për të mësuar gjëra të reja në vitin e ri shkollor.


- Shoqëroni nxënësit e rinj në hapësirat e ndryshme të shkollës, në mënyrë që ai të familjarizohet me to. Fëmija do të jetë më i sigurt nëse e di se ku do shkelë. 


- Pajisni fëmijën tuaj me mjetet shkollore. Të bërit pazar për pajisje shkollore së bashku mund të jetë një mënyrë argëtuese për t'i dhënë fëmijës tuaj një përgjegjësi të vogël.


- Bisedoni me fëmijën tuaj për shkollën. Ju duhet ta vlerësoni arsimin e tij. Mundohuni të shmangni pyetje të përgjithshme si "Si e kaluat ditën?" Pyetje të tilla ka të ngjarë të rezultojnë në një përgjigje të shkurtër. 


- Ndihmoni fëmijët me mësimet. Ata mund të kenë nevojë për praninë tuaj gjatë kohës që bëjnë detyrat e shtëpisë.


- Pjesëmarrja në aktivitetet e shkollës është gjithashtu një mënyrë e vlefshme për t'u lidhur me komunitetin e shkollës. Ju mund të mësoni shumë nga shkolla duke biseduar me prindërit e tjerë.


- Mbajini sytë (dhe veshët) hapur. Nëse zakonet e fëmijës tuaj kanë ndryshuar në mënyrë drastike, mund të jetë një shenjë që fëmija ka vështirësi të përshtatet në klasën e re.


- Lexoni, lexoni, lexoni. Të lexoni çdo ditë me fëmijën tuaj është një mënyrë e paçmuar për të kaluar kohë cilësore së bashku. Përveç përfitimeve të tjera afatgjata, leximi i përbashkët mund të jetë gjithashtu një mënyrë praktike për të përcaktuar nivelin e leximit të fëmijës suaj.


- Lidhu. Komunikimi i rregullt me mësuesin e fëmijës suaj është një pjesë kryesore e kujdesit për arsimin e tij/saj. Mësuesit mund t'ju paralajmërojnë për çdo vështirësi emocionale, sociale ose akademike që fëmija juaj ka në shkollë. E njëjta gjë vlen edhe për ju: paralajmëroni mësuesit për ndryshimet që mund të ndikojnë në sjelljen e një fëmije në shkollë. Disa shembuj janë sëmundje, divorc, vdekje në familje, zhvendosje ose një punë e re për një prind, etj.



(P.Shtini; Portali Shkollor)

2,526 Lexime
5 vjet më parë