Nominimi europian

Shqipëria zgjedh Rita Petron për “Çmimin Europian të Letërsisë”

Rita Petro me romanin “Lindur së prapthi” është propozimi i Shqipërisë për Çmimin Europian të Letërsisë. Një komision i ngritur nga Qendra Kombëtare e librit e ka përzgjedhur Petron bazuar në disa kritere që kanë të bëjnë edhe me numrin e veprave në gjuhë të huaj deri tani.

Rita Petro me romanin “Lindur së prapthi” është propozimi i Shqipërisë për Çmimin Europian të Letërsisë. Një komision i ngritur nga Qendra Kombëtare e librit e ka përzgjedhur Petron bazuar në disa kritere që kanë të bëjnë edhe me numrin e veprave në gjuhë të huaj deri tani.


“Rita Petro u zgjodh nga një komision  i ngritur nga Qendra e Librit. Komisioni u orientua nga 13 kritere që janë vënë nga EUPL. Motivacioni i përzgjedhjes është si një zë ndryshe në letërsinë femorërore dhe një libër që sjell këndvështrimin e botës me syrin e një vajze të vogël dhe me pas të një gruaje gjatë komunizmit”, thotë Alda Bardhyli drejtore e QKLL.

Këtë të enjte 13 shtete kanë propozuar secili nga një shkrimtar që di të jetë në garë për Çmimin evropian të Letërsisë. Vlerësimin e bën një juri ndërkombëtare dhe fituesi shpallet në Panairin e librit në Bruksel më 4 prill.


“Shqipëria mundet vetëm të nominojë, më pas janë emra të njohur të letërsisë evropiane që do të lexojnë pjesët e përkthyera në anglisht nga 13 autorët për të përzgjedhur njërin prej tyre si fitues të Çmimit Evropian. Ka qenë propozimi i Europës Krijuese që QKLL të jetë partner për këtë proces”, tha Bardhyli.



Rita Petro është poete e njohur në Shqipëri. Në romanin “Lindur së prapthi”, personazhi kryesor vallëzon mes së shkuarës e së tashmes, mbamendjeve e ndjesive. Vetë autorja është shprehur se është një libër që lidhet me të shkuarit kundër rrymës.



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

842 Lexime
9 muaj më parë