Ulqini 2015
Shtëpia Botuese “Albas” edhe këtë vit ishte pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Ulqini 2015”. Në këtë panair pati botues të ndryshëm nga të gjithë trojet shqipfolëse
Shtëpia Botuese “Albas” edhe këtë vit ishte pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Ulqini 2015”. Në këtë panair pati botues të ndryshëm nga të gjithë trojet shqipfolëse. Nën një atmosferë të këndshme, bukurive të pafundme natyrore të këtij qytetit iu shtua edhe prania e librit.
Panairi filloi më 26.7.2015 dhe u mbyll më 3.8.2015. Edhe këtë vit panairi pati vizitorë të shumtë nga i gjithë rajoni. Pushuesve përpos që iu ofruan kushte të mira për pushim; atyre iu ofrua edhe panairi i librit, i cili shihej si një vlerë e pakontestueshme kulturore në këtë qytet.
E, pjesëmarrja e Shtëpisë Botuese “Albas”, pa dyshim ishte një nder edhe për vetë organizatorët e panairit. Lexues të shumtë vizituan stendën “Albas”, të cilët ndaheshin të kënaqur që pushimin do ta kalonin në shoqëri me produktet tona.
Interesimi i madh ndaj stendës tonë shihej edhe nga ulqinakët. Tekstet e gjuhës shqipe dhe, në përgjithësi, të gjithë produktet tjera u vlerësuan lart. Madje, mësues, profesorë e drejtorë shkollash punën e redaksisë “Albas”, e cilësuan kontribut të madh për të gjithë shqiptarët: kudo që jetojnë.
Leximi dhe fëmijët, libra jashtëshkollorë për çdo grupmoshë
Përdorimi i paketës “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli II”, disa strategji mësimdhënieje e të nxëni nga Aurela Konduri
Botimet “Albas” në secilën shkollë të Kosovës