"Shoqja ime ka sindromën Daun"- libri edukativ për gjithëpërfshirjen e fëmijëve në shkollë e kudo
Fëmijët duhet t’i mësojmë që të gjithë jemi ndryshe, si nga aftësitë me të cilat lindim edhe nga aftësitë me të cilat zhvillohemi, por në të njëjtën kohë edhe të barabartë. Në Ditën Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe sugjerojmë një libër vërtetë interesant me titullin “Shoqja ime ka sindromën Daun”.
Fëmijët duhet t’i mësojmë që të gjithë jemi ndryshe, si nga aftësitë me të cilat lindim edhe nga aftësitë me të cilat zhvillohemi, por në të njëjtën kohë edhe të barabartë.
Sot më 3 dhjetor, në Ditën Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe sugjerojmë një libër vërtetë interesant me titullin “Shoqja ime ka sindromën Daun”.
Ky libër edukativ artistik është i përshtatshëm për fëmijët e moshës nga 3 vjeç deri në 5 vjeç.
Libri “Shoqja ime ka sindromën Daun” rrëfen historinë e dy vajzave që takohen në një kamp veror dhe zënë miqësi të ngushtë; pavarësisht se njëra prej tyre ka sindromën Daun. Të dyja vajzat tregojnë se janë të afta të bëjnë mirë diçka dhe kjo e ndihmon secilën të kapërcejë frikën dhe vështirësitë, duke arritur sukses.
Libri “Shoqja ime ka sindromën daun” jep mesazhin se të gjithë fëmijët meritojnë t’u jepen mundësi për të shfaqur gjithë potencialin e tyre dhe për të krijuar marrëdhënie shoqërore afatgjata.
Vetëm se duhen thyer disa nga kufinjtë që ekzistojnë midis fëmijëve; çdo fëmije, në çfarëdo rasti, i pëlqen të arrijë të përkryerën, duke bërë më të mirën për veten.
Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
"Ylli i zemrës"-Lasgush Poradeci, lexim i komentuar nga Rita Petro
Tituj librash për festat kombëtare të 28-29 Nëntorit nga ALBAS
Albas risjellë tre tituj nga kolana e çmuar e klasikut për fëmijë Bedri Dedja