
Sevi Agolli: A janë të njëjtë përemrat “I TIJ” dhe “I VET”?
“I VET” dhe “I TIJ” janë përemra pronorë. Ata tregojnë që sendi i dhënë i përket një vete të caktuar. Mirëpo, a ndryshojnë ata nga njëri-tjetri dhe kur përdoret njëri e kur tjetri? Përgatiti: Sevi Agolli.
Përgatiti: Sevi Agolli
A janë të njëjtë përemrat “I TIJ” dhe “I VET”?

Nëse nuk janë të njëjtë, kur duhet të përdorim njërin dhe kur tjetrin?
“I VET” dhe “I TIJ” janë përemra pronorë. Ata tregojnë që sendi i dhënë i përket një vete të caktuar. Mirëpo, a ndryshojnë ata nga njëri-tjetri dhe kur përdoret njëri e kur tjetri?
Mes këtyre dy përemrave ka një dallim dhe ky dallim përcakton edhe përdorimin e drejtë të tyre.
Këtë dallim mes tyre e bën gjymtyra se kujt i referohen këta dy përemra.
Atëherë:
1. Përemri pronor “i/e tij/ i/e saj” i vetës së tretë njëjës tregon se sendi i dhënë i përket dikujt që nuk është i pranishëm në bisedë dhe mund t'i referohet secilës gjymtyrë të fjalisë. P.sh.: Brezi i tij. Moshatarët e tij. Për të mirën e tij. Agroni ia dha Ilirit librin e tij (pra, libri është i Ilirit).
2. Për vetën e tretë njëjës përdoret edhe përemri pronor "i/e vet", që tregon se sendi i përket kryefjalës së fjalisë. P.sh.: I tha nga ana e vet. Guri është i rëndë në vend të vet. Shprehu mendimin e vet. Agroni ia dha Ilirit librin e vet (pra, libri në këtë rast është i Agronit).
KUJDES! Pronori " i/e vet" i referohet vetëm kryefjalës, kurse pronori " i/e tij, i/e saj..." mund t'i referohet secilës gjymtyrë të fjalisë. Ky është edhe dallimi mes tyre, që përcakton edhe përdorimin e drejtë të këtyre dy përemrave.
Shembuj:
- E VET - Agroni ia dha Ilirit librin e vet. (libri është i Agronit)
- E TIJ - Agroni ia dha Ilirit librin e tij. (libri është i Ilirit)
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çfarë janë numërorët rreshtorë dhe pse i shkruajmë gabim ata?
ÇFARË dhe Ç’FARË, ku dallojnë dhe si t’i përdorim drejt?
Nyjat e përparme/Vështirësitë tona me to