Rrjeti profesional i gjuhës shqipe dhe letërsisë takim me mësuesit
Drejtuesit e rrjeteve profesionale në Shkodër për lëndët Gjuhë shqipe dhe Letërsi X-XI Ermira Ymeraj dhe prof. Arjan Frashëri zhvilluan një takim me mësuesit për t’i ndihmuar ata në hartimin e planeve të reja mësimore.
Në kuadër të nismës “Tri lëndë në gjashtë orë” rrjeti profesional i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Shkodër zhvilloi një takim me mësuesit. Në takim u diskutua mbi përvojat e mundshme të secilit mësues në riorganizimin tematik të planeve për tremujorin e dytë.
Ky rrjet profesional hartoi katër modele të cilët ua shpërndau mësuesve për t’iu ardhur në ndihmë për hartimin e planeve individale të secilit mësues.
Drejtuesit e rrjeteve profesionale në Shkodër për lëndët Gjuhë shqipe dhe Letërsi X-XI Ermira Ymeraj dhe prof. Arjan Frashëri.
Modelet e planifikimeve për tremujorin e dytë u hartuan nga profesor Arjan Frashëri.
Prezantimi i nismës dhe nevojave për hartimin e planit për tremujorin e dytë | Nevoja e rishikimit të kujdesshëm të temave që në dukje kanë afri logjike por kanë vështërsi për t’u trajtuar bashkë |
---|---|
Diskutime për problematikat në rigrupimin e temave me afri logjike | Nevoja për një rishikim të planeve në kuadër të nismës 3 lëndë në 6 orë, kjo nismë tanimë nxjerr përpara hartuesve të teksteve krijimin e lirisë mes njohurive të reja dhe përforcimit |
Diskutime për orët teke dhe trajtimi i tyre si orë të veçanta | Vështërsitë e realizimit në tresemestrin e dytë, po jo i parealizueshë |
Hartimi i planeve për tremujorin e dytë për lëndët: Gjuhë shqipe X- Gjuhëshqipe XI, Letërsi X- Letërsi XI | Rishikim i kujdesshëm të orëve mbi punimet me shkrim, projektit dhe vlerësimit të portofolit të nxënit. |
Rishikim i kujdesshëm të orës së testimit, në nismën e re 2 orë, u diskutua për vështërsinë e përsëritjes në orën e parë dhe testimit në orën e dytë |
Materiale burimore të përdorura për takimin | Sugjerime dhe rekomandime |
---|---|
Plane të hartuara paraprakisht | Ndërgjegjësim për nxitjen e novatorizmit të mësuesit që ka ide. |
Laptop | Vazhdimi i shkëmbimit të përvojave të secilit prej anëtarëve të rrjetit gjatë hartimit të planeve të tyre për tremujorin e dytë mbi specifikat e shkollës. |
Fisha | Heqje dorë nga marrja e planeve të gatshme të ofruara nga shtëpitë botuese, nxitje për të hartuar vetë një plan lëndor mbi bazën e programit. |
(Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!