PORTALI 2021

Dokumentet që u nevojiten mësuesve ditën e provimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”

Sipas njoftimit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) kandidatët që do të marrin pjesë në testimin e informatizuar “Mësues për Shqipërinë” 2021, ditën e provimit duhet të paraqiten me disa dokumente të cilat janë të renditura më poshtë.

Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “ZhanD’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH). Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar.


Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:

1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);

2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;

3. Formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP.


Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.


Kandidatët pjesëmarrës duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

  1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi;
  2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit;
  3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit.


Pas publikimit të listave, të gjithë kandidatët duhet të verifikojnë emrin, mbiemrin, profilin, si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA, në adresën www.qsha.gov.al, faqja e parë “Provimet e Shtetit” dhe rubrika “Njoftime”, lista e kandidatëve për testimin e informatizuar. Në rast pasaktësish kandidati duhet t’i drejtohet DRAP/ZVA përkatëse. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

10,644 Lexime
3 vjet më parë