QTPA zhvillon trajnime me kredite për modulet e reja gjatë muajit korrik
Qendra e trajnimeve dhe projekteve Albas, ju njofton se ka filluar të zhvillojë trajnime me kredite për modulet e reja të akredituara nga ASCAP dhe MAS për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar. Më poshtë gjeni kalendarin e trajnimeve për muajin korrik.
Qendra e trajnimeve dhe projekteve Albas, ju njofton se ka filluar të zhvillojë trajnime me kredite për modulet e reja të akredituara nga ASCAP dhe MAS për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar.
Në kalendarin e muajit Korrik 2022 janë planifikuar 2 trajnime:
Moduli: Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien në klasë dhe në distancë
14 Korrik 2022 ora 15.00
Qëllimi i modulit është që të sigurojë një bazë informacioni për rritjen e praktikave gjithëpërfshirëse në shkolla dhe për vlerësimin e diversitetit që sjellin fëmijët me aftësi ndryshe në mjedisin shkollor.
Moduli trajton:
- njohjen e mësuesve me metoda e strategji për të përfshirë sa më efektivisht nxënësit me aftësi ndryshe në procesin e mësimdhënies e mësimnxënies në prezencë e në distancë;
- shmangien rreziqeve të formës së re të margjinalizimit në kushtet e reja pas pandemisë;
- gjurmimin e rrugëve didaktike të orientuara për t'iu përgjigjur nevojës së dyfishtë për individualizimin dhe shoqërizimin të nxënësve me aftësi ndryshe.
Rezultate të të nxënit që do të arrihen nëpërmjet modulit:
- Ndërgjegjësimi i mësuesve për problematikat e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe gjatë mësimit në klasë dhe atij në distancë;
- Njohja dhe aplikimi i strategjive për t'iu përgjigjur nevojës së dyfishtë për individualizimin dhe shoqërizimin në kushtet e reja të mësimdhënies on-line;
- Aftësimi i mësuesve për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe shoqërizimin e nxënësit me aftësi ndryshe.
Moduli: Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët
14 Korrik 2022 ora 15.00
Moduli synon të ndihmojë mësuesit dhe drejtuesit e këtyre institucioneve që të krijojnë klimë miqësore dhe një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët, ku secili të ndihet i mirëpritur, të marrë pjesë dhe të përfshihet në veprimtaritë që zhvillohen në grup, si dhe të arrijë rezultatet e të nxënit.
Moduli trajton:
- aspekte të organizimit dhe zhvillimit të veprimtarisë mësimore-edukative në institucionet parashkollore që kanë fëmijë të margjinalizuar (romë, egjiptianë, me aftësi të kufizuara, pakica kombëtare etj.).
Rezultatet e të nxënit që do të arrihen nëpërmjet modulit:
Gjatë zhvillimit të këtij moduli, mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve parashkollore:
- vlerësojnë rëndësinë e klimës miqësore në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës;
- analizojnë karakteristikat e një kopshti miqësor për fëmijët;
- përcaktojnë përfitimet e fëmijëve, prindërve, mësuesve, komunitetit dhe shoqërisë nga një kopsht miqësor;
- hartojnë strategji/plane që shërbejnë për krijimin ose përmirësimin e klimës pozitive në kopsht;
- përcaktojnë rrugët e bashkëpunimit me kolegët, prindërit dhe komunitetin për krijimin e një kopshti miqësor;
- aftësohen se si të edukojnë te fëmijët mesazhin e të drejtave të barabarta, të barazisë gjinore, të gjithëpërfshirjes, të tolerancës, të respektimit të diversitetit dhe të dashurisë për njëri-tjetrin.
Çdo modul ka 1 kredit, i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimet zhvillohen online në platformën Zoom.
Pagesa per trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për t’u regjistruar në trajnim klikoni në linqet e mëposhtme:
Një kopësht miqësor për të gjithë fëmijët
Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
Qëndra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA trajnim me kredite në datën 25 janar 2025, moduli “Menaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”
QTPA trajnim me kredite në datën 18 janar 2025, moduli “Teoritë e komunikimit”
Mësues, regjistrohuni në trajnime