Trajnim me kredite

QTPA: Trajnime me kredite më 15 maj për modulet “Përfshirja e nxënësve me AK në arsimin gjithëpërfshirës” dhe “Menaxhimi i klasës”

Qendra e Trajnimeve Albas e akredituar nga MASR zhvillon në datën 15 Maj 2021 trajnime me kredite për modulet “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” dhe “ Menaxhimi i klasës”. Çdo modul përmban 1 kredit.

Qendra e Trajnimeve Albas e akredituar nga MASR zhvillon në datën 15 Maj 2021 trajnime me kredite për modulet “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” dhe “Menaxhimi i klasës”. Çdo modul përmban 1 kredit. 


Trajnimi“Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” mbahet nga trajnerja Denata Toçe, specialiste e njohur në fushën psiko/sociale, duke ofruar shërbim në nivel të lartë profesional. 


Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:

  • Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
  • Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
  • Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.


Moduli “Menaxhimi i klasës” trajton:

  • terminologjia dhe rëndësia e saj.
  • lidhja mes dy proceseve: menaxhim dhe mësimdhënie
  • praktika të menaxhimit efektiv të klasës.
  • instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës
  • rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës
  • platforma personale të menaxhimit të klasës.


Trajnimet do të zhvillohen online në platformën Zoom, dhe secili modul kushton 1000 lekë të reja. Pagesa bëhet në bankë përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për çdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën [email protected]


Për të marrë pjesë në trajnim plotësoni të dhënat tuaj duke u regjistruar si më poshtë:  

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

5,751 Lexime
3 vjet më parë