
QTPA trajnim për modulin “Menaxhimi i sjelljeve dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuader të provimit të kualifikimit do të zhvillojë në datat 27-29 Janar 2023 trajnimin për modulin “Menaxhimi i sjelljeve dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”. Trajnimi zhvillohet me trajneren Denata Toçe.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuader të provimit të kualifikimit do të zhvillojë në datat 27-29 Janar 2023 trajnimin për modulin :
“Menaxhimi i sjelljeve dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”
Trajnimi zhvillohet me trajnerë: Denata Toçe

Denata Toçe
Regjistrohu te ky link: https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/61646?d=01%2F27%2F2023 00%3A00%3A00
Moduli synon: te transmetoje njohuri të qendrueshme shkencore dhe teknika e strategji për menaxhimin e klasës, rreth aktiviteteve efektive të tij për të krijuar një mjedis pozitiv. Identifikimi i konflikteve dhe përdorimi i teknikave të ndërhyrjes për një edukim sa më produktiv.
Moduli trajton:
- Kuptimi mbi menaxhimin e klasës dhe rëndësisë në cilësinë e procesit të mëuarit te nxënësit;
- Organizimi dhe menaxhimi i klasës si dhe aktivitet e menaxhimit të saj;
- Kontribute dhe modele në menaxhimin e klasës dhe cilësisë së mësimit dhe komponentët kryesor të saj;
- Konfliktet në klasë dhe komponentët e saj;
- Identifikimi i sjelljeve të papërshtatshme, vlerësimi dhe ndërhyjet në të;
- Llojet e teknikave në menaxhimin efektiv të klasës.
Përfituesit nga trajnimi:
- Specialistë të ZVAP
- Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar.
- Mësues të arsimit parashkollor.
- Mësues të institucioneve arsimore ne arsimin parauniversitar
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: trajnime@albas.al
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Qendra e Trajnimeve Albas: Kalendari i trajnimeve për muajin Mars 2025
Përfundojnë regjistrimet për trajnimin e datës 9 mars
QTA: Trajnim mbështetës për provimin e kualifikimit, 22 shkurt, fusha “Matematikë”