
QTPA: Trajnim më 29 mars për modulin "Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve"
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë trajnim me kredite në datën 29 mars për modulin "Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve". Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit dhe detajet e tjera.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 29.03.2025. ora 10.00 trajnimin për modulin:
"Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve". Trajner - Gentiana Koçi
Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me aftësitë e të mendimit kritik e krijues, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.
Moduli trajton:
Seanca 1: Mendimi kritik dhe krijues
Seanca 2: Teknika të mendimit kritik
Seanca 3: Teknika të mendimit krijues
Seanca 4: Harmonizimi i teknikave në situata të stimuluara
Seanca 5: Mendimi kritik dhe krijues përmes historive
Seanca 6: Vlerësimi i mendimit kritik dhe krijues
Përfituesit nga trajnimi:
- Mësues të arsimit fillor
- Mësues të AMU/AML
- Drejtues shkollash
- Specialistë të ZVA-ve.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim linku i mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/19305
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTA trajnim me kredite më 26-27 prill: "Edukimi matematik përmes një veprimtarie komplekse të zgjidhjes së problemeve"
QTA trajnim me kredite më 12-13 prill, moduli: “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”
QTA trajnim me kredite më 26-27 prill, moduli: “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”