trajnim me kredite

QTPA: Trajnim në datën 2 nëntor 2024 për modulin “Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit shkollë komunitet”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë trajnim me kredite në datën 2 nëntor për modulin “Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit shkollë komunitet”. Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit dhe detajet e tjera.

Trajnim në datën 2 nëntor 2024 për modulin “Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit shkollë komunitet”


Për t’u regjistruar në trajnim klikoni në linkun e mëposhtëm: 

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17998


Moduli “Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit shkollë komunitet” trajton konceptin e pjesëmarrjes së prindërve dhe të komunitetit në veprimtarinë e institucionit arsimor nëpërmjet formave të tilla si: konsultim, bashkëpunim, përfshirje etj. 


Qëllimi i modulit: është nxitja e komunikimit dhe bashkëpunimit efektiv dhe të suksesshëm ndërmjet drejtuesit të shkollës, personelit mësimor, nxënësve, prindërve, komunitetit e më gjerë, por edhe ndërmjet shkollave të tjera, për t’i bërë gjërat së bashku në të mirë të përmirësimit të fushave të cilësisë në shkollë, si dhe për të përkrahur nxënësit në aftësitë e tyre personale dhe profesionale.

Rezultate të të nxënit që do të arrihen nëpërmjet modulit:

  • përvetësimi i kompetencave të komunikimit individual dhe institucional; 
  • përmirësimin e komunikimit në shkollë dhe bashkëpunimin me aktorët e jashtëm; 
  • aftësimi në mbajtjen e qëndrimeve pozitive ndaj mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe faktorëve të tjerë të komunitetit dhe bashkëpunimit me shkollën; 
  • kuptimi i rëndësisë së pjesëmarrjes së prindërve dhe komunitetit në veprimtarinë e institucionit arsimor; 
  • zhvillimi i aftësive të duhura për të gjetur rrugët e përfshirjes së prindërve dhe përfaqësuesve të komunitetit në vendimmarrjen dhe menaxhimin e institucionit.



Moduli ka 1 kredit, i barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohen online në platformën Zoom. 

Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesa kryhet përmes llogarisë bankare të Albas. 

Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected].



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,525 Lexime
2 muaj më parë