QTPA: Trajnim në 21 dhjetor për modulin “Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë trajnim me kredite në datën 21 dhjetor për modulin “Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”. Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit dhe detajet e tjera.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datë 21.12.2024 online, në platformën Zoom, trajnimin me kredite për modulin:
“Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”
Moduli synon të ndihmojë mësuesit të krijojnë koncepte të qarta të zbatimit të kompetencave kyçe dhe atyre lëndore për të realizuar një lidhje të natyrshme të tyre me rezultatet dhe situatat e të nxënit.
Temat që do trajtohen:
Seanca 1: Një përmbledhje për përkufizimin e kompetencave, didaktikën në realizimin e kompetencave dhe mjedisin për zhvillimin e aftësive tek nxënësit.
Seanca 2: Standardet profesionale të mësuesit në AF dhe rëndësia e tyre në reflektimin e një ore mësimi të realizuar
Seanca 3: Parimet bazë për të analizuar e reflektuar për procesin mësimor mbështetur në kompetencat.
Seanca 4: Mjedisi i të mësuarit për tu aftësuar përqendrohet tek nxënësit, pra ata duhet të mësojnë në një mënyrë kuptimplotë.
Seanca 5: Si të vlerësojmë dhe analizojmë një orë të realizuar nëpërmjet vlerësimit të nxënësit për zhvillimin e kompetencave kyç
Seanca 6: Veprimtari praktike, situata konkrete të analizimit dhe reflektimit profesional për një proces mësimor të realizuar.
Përfituesit nga trajnimi: Mësues të arsimit fillor
Rezultatet e pritshme:
Në përfundim të këtij trajnimi përfituesi:
- të ketë një këndvështrim të ri për të analizuar e reflektuar mbi procesin mësimor, për rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie në të gjitha fushat e ndjekura në AF;
- të ketë një vizion më të qartë mbi cilat njohuri bazë, koncepte lëndore dhe ndërlëndore, metoda e teknika ku duhet të përqendrohet në mënyrë që nxënësit vazhdimisht;
- të përdorin efektivisht njohuritë ekzistuese;
- të ndërtojnë njohuritë e reja mbi mënyrën si të analizojë punën personale;
- të aftësohen për t’i zbatuar në situata praktike;
- të mbështesin integrimin e njohurive dhe aftësive me praktikat e nevojshme për hulumtim e kërkim në fusha të ndryshme;
Moduli ka 1 kredit, i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për t’u regjistruar në trajnim kliko në linkun e mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/18520
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA: Trajnim në 21 dhjetor për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”
QTPA: Kalendari i trajnimeve për provimin e Kualifikimit gjatë muajit shkurt
QTPA trajnim me kredite në datën 19-20 tetor, moduli “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”