TRAJNIM ONLINE

QTPA, trajnim me kredite për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 17 qershor 2023 trajnimin me kredite për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”. Trajner Denata Toçe.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 17 qershor 2023 trajnimin për modulin: 


"Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online"


Trajner - Denata Toçe


Moduli synon: Moduli synon të evidentojë strategjitë më gjithëpërfshirëse të mësimit në distancë për nxënësit me aftësi ndryshe. Efektiviteti strategjive të mësimit online kushtëzohet nga strategjitë e menaxhimit të sjelljeve të cilat duhet të përzgjidhen me kujdes në varësi të nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe.  


Moduli trajton:

Seanca 1: Kuptimi i termit “mësim onlinë”dhe përfitimet e tij;

Seanca 2: Aktivitetet e ndryshme mësimore si në klasë dhe online;

Seanca 3: Sfidat e të nxënit online, vështirësitë dhe zgjidhjet gjatë mësimit në klasë;

Seanca 4: Pjesëmarrja dhe vështirësitë gjatë mësimit online, dallimet me mësimin në klasë;

Seanca 5: Menaxhimi i sjelljes dhe të nxënit për fëmijët me aftësi ndryshe në mësimin online dhe atë në klasë;

Seanca 6: Strategji për mësimin online dhe atë kombinuar te fëmijët me aftësi ndryshe.


 Përfituesit nga trajnimi:

  1. Specialistë të ZVAP
  2. Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar.
  3. Mësues të arsimit parashkollor.
  4. Mësues të arsimit të detyruar

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/70030?d=06%2F17%2F2023%2000%3A00%3A00


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,813 Lexime
1 vit më parë