QTPA trajnim me kredite në datën 19-20 tetor, moduli “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 19-20 tetor 2024 trajnimin për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera nëse jeni të interesuar.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 19-20 Tetor 2024 trajnimin për modulin:
Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online
Trajner - Denada Toçe
Moduli synon: Moduli synon të evidentojë strategjitë më gjithëpërfshirëse të mësimit në distancë për nxënësit me aftësi ndryshe. Efektiviteti strategjive të mësimit online kushtëzohet nga strategjitë e menaxhimit të sjelljeve të cilat duhet të përzgjidhen me kujdes në varësi të nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe.
Moduli trajton:
Seanca 1: Kuptimi i termit “mësim onlinë”dhe përfitimet e tij;
Seanca 2: Aktivitetet e ndryshme mësimore si në klasë dhe online;
Seanca 3: Sfidat e të nxënit online, vështirësitë dhe zgjidhjet gjatë mësimit në klasë;
Seanca 4: Pjesëmarrja dhe vështirësitë gjatë mësimit online, dallimet me mësimin në klasë;
Seanca 5: Menaxhimi i sjelljes dhe të nxënit për fëmijët me aftësi ndryshe në mësimin online dhe atë në klasë;
Seanca 6: Strategji për mësimin online dhe atë kombinuar te fëmijët me aftësi ndryshe.
Përfituesit nga trajnimi:
Specialistë të ZVAP
- Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar.
- Mësues të arsimit parashkollor.
- Mësues të arsimit të detyruar
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim linku i mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17805
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA zhvillon trajnime për provimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”
Qendra e Trajnimeve Albas/ Kalendari i trajnimeve me kredite për periudhën Dhjetor 2022-Janar 2023
Përfundon trajnimi me kredit “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” në Kukës dhe Berat