QTPA/ Trajnim me kredite më 10 gusht, moduli “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”
Qendra e trajnimeve dhe projekteve Albas, ju njofton se ka filluar të zhvillojë trajnime me kredite për modulet e reja të akredituara nga ASCAP dhe MAS për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar. I radhës është më datë 10 gusht 2022.
Njoftim per zhvillimin e trajnimeve me kredite për muajin Gusht 2022
Qendra e trajnimeve dhe projekteve Albas, ju njofton se ka filluar të zhvillojë trajnime me kredite për modulet e reja të akredituara nga ASCAP dhe MAS për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar.
Në kalendarin e muajit Gusht 2022 është planifikuar trajnimi:
Moduli: Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët 10 Gusht 2022 ora 15.00
Moduli synon të ndihmojë mësuesit dhe drejtuesit e këtyre institucioneve që të krijojnë klimë miqësore dhe një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët, ku secili të ndihet i mirëpritur, të marrë pjesë dhe të përfshihet në veprimtaritë që zhvillohen në grup, si dhe të arrijë rezultatet e të nxënit.
Moduli trajton:
aspekte të organizimit dhe zhvillimit të veprimtarisë mësimore-edukative në institucionet parashkollore që kanë fëmijë të margjinalizuar (romë, egjiptianë, me aftësi të kufizuara, pakica kombëtare etj.).
Rezultatet e të nxënit që do të arrihen nëpërmjet modulit:
Gjatë zhvillimit të këtij moduli, mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve parashkollore:
- vlerësojnë rëndësinë e klimës miqësore në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës;
- analizojnë karakteristikat e një kopshti miqësor për fëmijët;
- përcaktojnë përfitimet e fëmijëve, prindërve, mësuesve, komunitetit dhe shoqërisë nga një kopsht miqësor;
- hartojnë strategji/plane që shërbejnë për krijimin ose përmirësimin e klimës pozitive në kopsht;
- përcaktojnë rrugët e bashkëpunimit me kolegët, prindërit dhe komunitetin për krijimin e një kopshti miqësor;
- aftësohen se si të edukojnë te fëmijët mesazhin e të drejtave të barabarta, të barazisë gjinore, të gjithëpërfshirjes, të tolerancës, të respektimit të diversitetit dhe të dashurisë për njëri-tjetrin.
Moduli ka 1 kredit, i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimet zhvillohen online në platformën Zoom.
Pagesa per trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për t’u regjistruar në trajnim klikoni këtu
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected].
Qëndra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA zhvillon trajnime për provimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”
Përfundon trajnimi me kredit “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” në Kukës dhe Berat
Kalendari i Trajnimeve ALBAS për muajin Janar - Shkurt 2024