Pyetjet që duhet t'u përgjigjeni përpara se të nisni një vit të ri shkollor
Disa gabime janë specifike në javën e parë të shkollës dhe mund t'ju shoqërojnë gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit shkollor. Këto pyetje mbulojnë parimet dhe strategjitë që janë më të rëndësishme për javën e parë mësimore...
Disa gabime janë specifike në javën e parë të shkollës dhe mund t'ju shoqërojnë gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit shkollor. Këto pyetje mbulojnë parimet dhe strategjitë që janë më të rëndësishme për javën e parë mësimore. Unë ju rekomandoj të kaloni nëpër pyetje dhe të përgjigjeni në mënyrë instiktive.
1. A i mbulojnë politikat e mia çdo sjellje të mundshme të papërshtatshme?
2. A janë rregullat e mia të thjeshta, të kuptueshme, të identifikueshme, të zbatueshme?
3. A e di se çfarë po bën saktësisht?
4. A jam gati të përcaktoj në klasën time të re, ku janë kufijtë e secilit?
5. A e di se si t’i përgjigjem çdo akti të sjelljes së papërshtatshme?
6. A jam plotësisht i angazhuar për zbatimin e planit tim të menaxhimit të klasës
7. A jam i përkushtuar ta mbaj sjelljen time të qëndrueshme dhe të lejoj planin tim të menaxhimit të funksionojë?
8. A jam në gjendje t’u tregoj prindërve sa herë fëmija i tyre sillet në mënyrë jo të duhur?
9. A jam gati të qëndroj plotësisht i qetë, pavarësisht se çfarë ndodh në klasën time?
10. A kam një metodë të thjeshtë dhe të besueshme për të monitoruar ndëshkimet dhe përgjegjësitë e nxënësve?
11. A jam i angazhuar të survejoj çdo sjellje të papërshtatshme të fëmijëve të papaërgjegjshëm, të cilët mund ta çojnë drejt shkatërrimit një orë mësimore?
12. A jam gati të heq dorë nga grindjet, debatet, sharjet, qortimet dhe ndonjë burim tjetër mosmarrëveshjeje midis meje dhe nxënësve të mi?
13. A jam i gatshëm t'i bëj të gjitha në kohë, në mënyrë që të mos ketë surpriza, supozime të gabuara dhe ndjenja të lënduara në të ardhmen?
14. Jam angazhuar për vitin më të mirë të mësimdhënies që kam pasur ndonjëherë?
A JENI GATI?
Kjo është e mundur, edhe nëse klasa është në rebelim të hapur. Të jesh i përgatitur para se nxënësit e ditës së parë të ulen nëpër klasa është thelbësore nëse dëshironi të keni një klasë të qetë dhe të mirë që sillet si duhet për pjesën tjetër të vitit.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!