Portali Shkollor ALBAS, media e spikatur online dedikuar fushës së arsimit shqiptar
Në shtator të vitit 2015 Shtëpia Botuese ALBAS lançoi “Portalin Shkollor”, uebfaqen e parë dedikuar botës së arsimit, që tanimë ka arritur të renditet në median më të madhe online në këtë fushë, me ndikim të gjerë dhe serioz. Por çfarë e ka bërë sot këtë media unike të spikatë?
Në shtator të vitit 2015 Shtëpia Botuese ALBAS lançoi “Portalin Shkollor”, uebfaqen e parë dedikuar botës së arsimit, që tanimë ka arritur të renditet në median më të madhe online në këtë fushë, me ndikim të gjerë dhe serioz.
Por çfarë e ka bërë sot këtë media unike të spikatë në kohën e një tregu delikat mediatik online, dhe jo të besueshëm?
Duhet thënë se, që në fillim kjo media u shfaq me misionin më inovativ të asaj kohe, ofrimin në arsim të librave digjitalë, nëpërmjet platformës ALBAS e-libër. Mësuesit/et në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në Shqipëri u trajnuan nga ne, falas dhe për herë të parë, mbi mënyrën se si do përdoreshin këta libra dhe si do t’u shërbenin atyre në punën me nxënësit. Për ta rezultoi një lehtësim në mësimdhënie, sepse, pavarësisht infrastrukturës në shkolla, e-libër-i përdorej gjithmonë dhe kudo me një shkarkim të vetëm nga interneti.
Në të njëjtën kohë, mësuesve/eve dhe drejtuesve/eve të institucioneve iu dha mbështetje dhe ndihmë konkrete me informacione, materiale didaktike, risi nga metodat bashkëkohore të mësimdhënies, në atë mënyrë që Portali Shkollor u bë një dritare e dijes për misionin e tyre.
Në vitin 2020, në kohën e Pandemisë, Portali Shkollor ALBAS kontribuoi si ndër furnizuesit kryesorë të mësuesve e shkollave për të kryer mësimin online, ose nga shtëpia, një qasje me të cilën mësuesit-prindërit-nxënësit u përballën në mënyrë të papritur, gjë që nuk qe aspak e lehtë. Sot, e themi me bindje, se përdorimi në atë kohë i librave digjitalë albas e-libër, i uebsajtit, i youtube, i rrjeteve sociale të Portalit Shkollor arriti bumin e përdorimit. Në kohën e karantinës ne iu përgjigjëm të interesuarve 24 orë pa ndërprerje. Dhe gjithçka u ofrua falas dhe për arsimin e fëmijëve tanë!
Në një kohë kur figura e mësuesit është zbehur, Portali Shkollor ALBAS është bërë zëri i tyre, duke shfaqur shpeshherë problematikat që ata kanë, duke shfaqur mendimet e tyre pa “doreza”, aq sa faqes sonë i referohen institucionet e arsimit, por edhe media të tjera kombëtare, për vetë faktin se ne, në mënyrë serioze dhe të natyrshme zotërojmë fadeback-un e arsimtarëve shqiptarë kudo ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, por edhe në Diasporë.
Nëse do të ceknim ndihmën jo vetëm në informacione, por në materiale didaktike, mësuesit si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova, në Portalin Shkollor Albas kanë aksesuar modele profesionale të mësimdhënies (plan programe, modele testesh, modele projektesh kurrikulare dhe jashtëkurrikulare), veçuar këtu modelet PEI (Planet Edukative Individuale) për nxënësit me aftësi ndryshe, aq të cunguara dhe ende të pakta në kurrikula.
Por, përveç modeleve e metodave bashkëkohore të mësimdhënies që mësuesit apo drejtuesit e institucioneve shkollore parauniversitare kanë gjetur, por edhe kanë dëshiruar të shpërndajnë në Portalin Shkollor, ky i fundit është bërë shpeshherë suksesi i tyre në rritjen profesionale, nëpërmjet publikimit të artikujve me rëndësi publike për ta.
Nga ana tjetër, bashkëpunëtorët e Portalit Shkollor ALBAS gjithmonë kanë spikatur me gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për misionin e përbashkët. Atëherë dhe tani, motoja “Ne më pranë mësuesve” ka shoqëruar punën 9-vjeçare të tyre dhe të stafit tonë.
Për gjithë sinkronizimin sa më lart e në shenjë falënderimi për misionarët e dijes, Shtëpia Botuese ALBAS në vitin 2023, shpalli një konkurs për të botuar falas librin antologjik për mësuesit me titull “Nuk mund ta harroj...”, ku përmblidhen histori me kujtimet nga puna e tyre me nxënësit, libër i cili u prit mjaft mirë, pasi ai përfshiu krijimet letrare të të gjithë mësuesve shqiptarë kudo ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Diasporë.
Kështu Portali Shkollor ALBAS, përmasat e suksesit të tij i ka shtrirë jo vetëm në përkrahjen e mësuesve/eve në Shqipëri, por kudo ku ata janë, e sidomos në Kosovë, ku së fundmi edhe atje po krijohet staf plus që do të mbulojë punën për Portalin Shkollor ALBAS.
Sa i përket ndikimit që media online Portali Shkollor ALBAS ka pasur te nxënësit, mund të themi se ata kanë përdorur lehtësisht librat tanë digjitalë, si dhe janë afruar më shpejt drejt leximit të librave artistikë nëpërmjet lobimit që ne kemi bërë për rëndësinë ndaj leximit dhe librave e serive për grupmosha të ndryshme që ofron ALBAS. Maturantët veçanërisht janë ndier të lehtësuar me informacionet koherente, por edhe nëpërmjet çelësave të programeve të maturës që ne u kemi ofruar. Përmendim këtu “Leximet e komentuara” nga specialistë e njohës të letërsisë. Po kështu, për herë të parë ne u kemi ofruar maturantëve mundësinë për t’u ushtruar sa më shumë nëpërmjet testeve në lëndën e Gjuhës shqipe me çelësat përkatës.
Ndërkohë, edhe prindërit nëpërmjet Portalit Shkollor kanë qëndruar të lidhur jo vetëm me informacionet për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve të tyre, por edhe të kuptojnë punën që bëjnë mësuesit. Si rezultat, Portali Shkollor ka qenë një ndërmjetësues i trekëndëshit të rëndësishëm mësues-prind-nxënës.
Çfarë mund të themi sot?
Ju falënderojmë të gjithëve që keni besuar e na keni mbështetur në “rritjen” tonë!
Ndërkohë, ndajmë me ju lajmin e mirë se Portali Shkollor ALBAS shumë shpejt do të vijë në një format tërësisht të ri, një uebfaqe me standarde bashkëkohore! Dhe plot ide e projekte të reja do të na bashkojnë në rrugën që s’ka fund, atë të dijes!
Stafi i Portalit Shkollor Albas
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
"Fausti" Gëte - lexim i komentuar nga Rita Petro (Pjesa I)
Natasha Pepivani: Librat që fëmijët mund të lexojnë gjatë pushimeve të verës
Portali Shkollor Albas shpall për të dytin vit radhazi marsin "Muaji i Mësimdhënësve dhe i Nënave"