Aktualitet

Portali “Mësues për Shqipërinë”, hapet aplikimi në platformën e-Albania nga data 4 deri më 19 korrik

Janë hapur aplikimet për konkurrim për punësim për “Mësues për Shqipërinë”. Për herë të parë, aplikimi i kandidatëve bëhet përmes platformës e-Albania, në shërbimin “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues". Afati për aplikim është nga data 04.07.2024 deri në datën 19.07.2024.

Janë hapur aplikimet për konkurrim për punësim për “Mësues për Shqipërinë”. Për herë të parë, aplikimi i kandidatëve për “Mësues për Shqipërinë” bëhet përmes platformës e-Albania, në shërbimin “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues". Afati për aplikim është nga data 04.07.2024 deri në datën 19.07.2024.


Të gjithë kandidatët për mësues, përfshirë dhe parashkollorin (kandidatët që kanë qenë pjesëmarrës në portalet e mëparshme dhe kandidatët e rinj), kanë detyrim të ngarkojnë online dosjen për konkurrim.


Faza e parë është vlerësimi i dosjes së aplikantit, faza e dytë është testimi i informatizuar dhe në fazën e tretë shpallet lista përfundimtare së bashku me renditjen.

  • Kandidati aplikon në DRAP-in ku ka vendbanimin e përhershëm. Ai ka të drejtë të përzgjedhë deri në 3 (tre) ZVAP ku dëshiron të punësohet.
  • Kandidati që zotëron më shumë se një licencë, ka të drejtë të konkurrojë në profilet sipas licencave përkatëse, duke bërë aplikim më vete për secilën licencë.
  • Kandidati që dëshiron të punojë si mësues në dispozicion ose si mësues ndihmës, krahas aplikimit për profilin përkatës, në aplikimin e tij duhet të zgjedhë edhe opsionin “Mësues në dispozicion” ose “Arsim special”.
  • Kandidati, i cili ka dhënë provimin e licencës për profilin që aplikon dhe ka rezultuar i suksesshëm, si dhe testimin për portalin “Mësues për Shqipërinë”, përzgjedh nëse do të ruajë pikët e testimit apo kërkon të ritestohet për këtë portal.
  • Kandidati, i cili nuk ka detyrim licencimin sipas përcaktimeve ligjore dhe kandidati i arsimit parashkollor, do të zgjedhë opsionin “Dëshiroj të vazhdoj pa licencë”, për të vijuar më tej aplikimin.
  • Sasia e pikëve të marra në provimin e licencës për profilin që aplikon konfirmohen automatikisht nga portali.

 

Dokumentacioni i aplikimit:

Të gjithë kandidatët për mësues, përfshirë dhe parashkollorin (kandidatët që kanë qenë pjesëmarrës në portalet e mëparshme dhe kandidatët e rinj), kanë detyrim të ngarkojnë online dosjen për konkurrim, në të kundërt, përjashtohen nga konkurrimi dhe hiqen nga lista e portalit.

 

  • Dokumentet që ngarkohen nga kandidati janë:

 

  1. Kopje e diplomës/ave për ushtrimin e profesionit të mësuesit dhe listën e notave, (të detyrueshme për t’u ngarkuar).
  2. Kopje e librezës së punës e plotësuar deri deri në momentin e aplikimit. (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
  3. Kopje e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër” (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
  4. Kopje e certifikatave me krediteve të trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit. Certifikatat me kredite të trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MAS, institucionet e varësisë ose nga agjencitë e akredituara. (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
  5. Kopje e dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet).

 

Sqarim!

  • Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban një nga dokumentin e detyrueshëm për t’u ngarkuar në aplikim, nuk kualifikohet.
  • Për çdo kandidat që aplikon, sistemi përzgjedh në mënyrë automatike DRAP-in në të cilin do të shqyrtohet dosja, mbështetur në të dhënat e marra nga e-Albania, për vendbanimin e tij.
  • Kandidati përzgjedh DRAP-in dhe tri prej ZVAP-ve përkatëse në të cilat dëshiron të aplikojë, si edhe profilin për të cilin është diplomuar dhe / ose licencuar.
  • Gjatë aplikimit, kandidati konfirmon vërtetësinë e të dhënave si edhe vetëdeklaron gjendjen e tij gjyqësore.

 

Faza e parë: Vlerësimi i dosjeve të aplikimit:

  1. KVD bën vlerësimin e dosjeve të aplikantëve për plotësimin e kritereve ligjore, nga 04.07.2024 deri 24.07.2024 (15 ditë pune).
  2. Kandidatët bëjnë ankimimin për vlerësimin me pikë dhe verifikimin e dosjeve për kualifikim,  nga data e marrjes së njoftimit për pikët e dosjes deri 26.07.2024.
  3. KVD shqyrton ankesat dhe konfirmon kandidatët e kualifikuar, të cilët futen në testim apo mbartin pikët e portalit 2023, deri më 31.07.2024.

 

Faza e dytë: Testimi i informatizuar:

 QSHA harton kalendarin dhe zhvillon testimin e informatizuar brenda datës 25.08.2024. Kalendari i testimit të informatizuar publikohet në në faqet zyrtare të AKAP, DRAP dhe QSHA.

  1. Kandidati ankimon në QSHA dhe për dijeni AKAP, brenda 3 ditë pune nga marrja e rezultatit. QSHA, brenda 5 ditë pune e shqyrton, i kthen përgjigje ankuesit dhe reflekton ndryshimin e pikëve, kur pranohet ankesa.
  2. QSHA nxjerr rezultatet e testit të informatizuar brenda datës  02.09.2024.

 

Faza  e tretë: Lista përfundimtare

Lista përfundimtare e kandidatëve së bashku me renditjen e tyre përfundon brenda datës 04.09.2024.

 

Për çdo paqartësi mund të adresoheni : [email protected]


SHTOJCË 1

KRITERET DHE SKEMA E VLERËSIMIT TË DOSJEVE TË KANDIDATËVE PËR USHTRIMIN E PROFESIONIT TË MËSUESIT


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,415 Lexime
4 muaj më parë