Përshkrimi i notës në dëftesë
Mësuesja Anila Duraj ka përgatitur përshkrimin e notës në dëftesë. Krahas secilës notë mesatare gjendet edhe përshkrimi i kompetencave kyçe, për shkallën e tretë.
Nota mesatare | Përshkrimi i kompetencave kyçe në dëftesë Shkalla III |
---|---|
5 | - Shpreh mendimin e tij/ saj për një temë të caktuar kryesisht kur i kërkohet, duke përdorur një fjalor të thjeshtë. - Zgjidh duke ndihmuar detyra të thjeshta, nuk arsyeton përzgjedhjen e procedurës. - Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët për realizimin e një aktiviteti sportiv ose mjedisor. - Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes ne klasë, shkollë etj. |
6 | - Shpreh mendimin e tij/ saj për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit. - Përzgjedh disa të dhëna, kryesisht nga teksti dhe i përdor në projektet lëndore. - Bashkëvepron me moshatarët dhe të tjerët për realizimin e një aktiviteti të përbashkët në bazë klase apo shkolle. - Ndërton marrëdhënie të shëndetshme me nxënësit e klasës. |
7 | - Shpreh mendimin e tij/saj rreth temave të ndryshme duke përdorur gjuhën dhe fjalorin e përshtatshëm. - Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme për realizimin e një veprimtarie në shkolle. - Zbaton rregullat e mirësjelljes dhe reagon ndaj sjelljeve të pahijshme. - Përdor TIK-un për realizimin e projekteve, përzgjedh pjesërisht informacionin sipas kritereve të cakuara. |
8 | - Shpreh drejt një mendim ose kërkesë, me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit. - Ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake sipas një radhitjeje logjike. - Zbaton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj dhe mban qëndrim ndaj nxënësve që nuk i respektojnë ato. - Përdor programe të përshtatshme kompjuterike për kryerjen e detyrave në lëndë të ndryshme. |
9 | - Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme duke bërë pyetje komente dhe propozime. - Harton planin e punës për realizimin e një krijimi duke percaktuar hapat kryesorë të zbatimit. - Përfshihet aktivisht në projekte kundër diskriminimit dhe që promovojnë tolerancë. - Përzgjedh informacionin e duhur dhe e paraqet atë të përpunuar dhe me efekte te larmishme me anë të programeve kompjuterike. |
10 | - Komunikon lirshëm me një fjalor të pasur shkencor, si dhe debaton në mënyrë kritike. - Përdor strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi duke paraqitur rezultat të njëjtë. - Ndërton mardhënie të shëndetshme me nxënësit e klasës dhe imponon mirësjellje reciproke. - Analizon dhe menaxhon informacionin e marrë elektronikisht duke e përmbledhur sipas kritereve per realizimin e projekteve lëndore. |
(Anila Duraj; Portali Shkollor)
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!