Diell, det dhe libra

Panairi Veror i Librit në Green Coast Palasë nga data 1 deri më 4 gusht, ALBAS sjellë një gamë titujsh të përzgjedhur

Gjatë kohës së pushimeve leximi i librave mund të shijohet edhe më tepër.Green Coast edhe këtë herë ka menduar për pushuesit duke sjellë për të tretin vit radhazi Panairin Veror të Librit në bashkëpunim me Albas.Botime të ndryshme dhe autor për të gjitha moshat do t’i gjeni në stendën tonë nga data 1-4 gusht.

Gjatë kohës së pushimeve lexuesit mund ta shijojnë më shumë leximin e librave. Por nëse nuk e keni përzgjedhur ende librin e duhur për ta lexuar buzë detit, Panairi i Librit që do të organizohet në pedonalen e Resortit Green Coast në Palasë jua jep këtë mundësi. 


Nga data 1 deri më 4 gusht nëpërmjet këtij panairi, Albas do të sjellë titujt më të përzgjedhur në një panair ndryshe dhe të organizuar ashtu siç i shkon përshtat një sezoni veror, duke ekspozuar jo vetëm botimet e saj por edhe tituj të njohur të shtëpive të tjera botuese. 


Në stendën e panairit lexuesit kanë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë botimesh dhe autorësh vendas e të huaj dedikuar të gjitha moshave me një vëmendje të veçantë për lexuesit e vegjël.


Duket se ky event po kthehet në një traditë në Green Coast për të qenë më pranë lexuesve. Gjatë stinës së verës, interesi për librin po rritet gjithnjë e më shumë, kjo ndoshta edhe për faktin se njerëzit kanë më shumë kohë të lirë për t’ju përkushtuar leximit gjatë pushimeve buzë detit.


Nxitoni të tërhiqni, librin tuaj të preferuar!


© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

615 Lexime
4 muaj më parë