HISTORI FRYMËZUESE

Nxënësi i varfër që u bë mjeku më i shquar në SHBA

Kjo është historia frymëzuese e Tedi Stodard (Teddy Stoddard), një nxënës thuaje i disavantazhuar, i varfër dhe jetim, i cili falë këmbënguljes së mësueses së tij. Znj. Tomson (Mrs. Thompson), u bë mjek shumë i famshëm.

Kjo është historia frymëzuese e Tedi Stodard (Teddy Stoddard), një nxënës thuaje i disavantazhuar, i varfër dhe jetim, i cili falë këmbënguljes së mësueses së tij. Znj. Tomson (Mrs. Thompson), u bë mjek shumë i famshëm.


Tedi ishte një nxënës i klasës së pestë, i cili qëndonte i strukur në fund të klasës së tij. Në takimin e parë me nxënësit, mësuesja  e tij, Znj. Thompson, u tha se do i donte të gjithë njëlloj. Përballë saj qëndronte Tedi. Mësuesja e kishte vëzhguar edhe më parë, një djalë, i cili nuk luante më fëmijët e tjerë, vishte rroba të vjetëruara, i palarë. Pra, ishte një nxënës që nuk mirëpritej nga shoqëria.  Veç kësaj, ai nuk manifestonte qoftë dhe rrallë, atë gëzimin fëmijëror që shihet tek fëmijët e tjerë. Sa herë që mësuesja Tomson korrigjonte fletoret e tij, shënimet me stilolapsin e kuq mbushnin fletoren dhe ccdo gjë vulosej me fjalën "ngelës" në fund.


Në shkollën ku ajo jepte mësim, drejtoria u kërkonte mësuesve që herë pas here t’u referoheshin dosjeve të nxënësve, ku regjistroheshin të gjithë vërejtjet e mësuesve, notat, sjellja dhe problematika të tjera. Një ditë, teksa ajo po plotësonte dosjen e Tedit, i tërhoqi vëmendjen diçka që nuk e kishte vënë re më parë. Mësuesja e Tedit, e klasës së parë fillore, kishte lënë një shënim për këtë nxënës. Këtu ndryshoi gjithçka. Historia mori një tjetër drejtim. 


Ajo shkruante:Tedi është një fëmijë i zgjuar dhe me humor të mirë. Ai i kryen detyrat me kujdes dhe rregull. Veç kësaj, ai është një nxënës me edukatë të mirë.” 

Mësuesja e klasës së dytë, kishte shkruar: “Tedi është nxënës i dalluar dhe i talentuar. Të gjithë nxënësit e klasës e duan shumë. Por, kohët e fundit ai duket i mërzitur dhe i stresuar, për shkak se nëna e tij vuan nga një sëmundje e rrezikshme. Kjo ia ka shtuar vuajtjet kësaj familjeje”.

Mësuesja e klasës së tretë, shkruante: “Vdekja e nënës së Tedit ishte një goditje e rëndë për të. Ai përpiqet ta kalojë këtë moment, por i ati nuk i kushton vëmendje. Jeta në familje do të ndikojë negativisht në formimin e Tedit, nëse nuk do i kushtohet kujdesi i duhur.”

Kurse mësuesja e klasës së katërt shënonte: “Tedi është një nxënës i mbyllur dhe nuk tregon asnjë interes për mësimet. Ai nuk ka shumë shokë dhe ndonjëherë e zë gjumi në orë të mësimit.”


Zonja Tomson e kuptoi ku çalonte puna me nxënësin e saj Tedi. Asaj i erdhi turp nga vetja, teksa i kujtoheshin disa qëndrime karshi këtij nxënësi. Asaj iu kujtua edhe dita kur të gjithë nxënësit i kishin sjellë nga një dhuratë për ditëlindje, të mbështjella në kuti të bukura, ndërsa Tedi dhuratën për mësuesen e kishte mbështjellë me një plastmas të thjeshtë. Të gjithë nxënësit shpërthyen në të qeshura kur panë dhuratën e Tedit. Kur hapi kutinë, pa se aty ndodhej një varëse me gurë, disa prej të ciëve mungonin, si dhe një shishe parfum gjysmë të mbushur. Të qeshurat fëmijërore ishin ndërprerë vetëm në momentin kur zonja Tomson ishte shprehur e mrekulluar nga ai varg gurësh, të cilin menjëherë e kishte vënë në qafë. Këtë akt, e pason me vendosjen e disa pikave të parfumit në kyçet e duarve.


Ditën tjetër, Tedi vuri re që mësuesja kishte hedhur nga parfumi që i kishte dhuruar një ditë më parë dhe me çiltërsinë e një fëmijë i tha: "Aroma jote është njëlloj me aromën e mamasë sime". Pasi u larguan të gjithë fëmijët nga klasa, zonja Tomson shpërtheu në të qara. Nxënësi i saj Tedi, i kishte sjellë si dhuratë, parfumin që përdorte nëna e tij. Ai kishte ndjerë tek ajo aromën e nënës së tij të. Që nga ajo ditë, zonja Tomson nuk u mësonte nxënësve të saj vetëm lëndën e leximit, por i ndihmonte edhe për lëndët e tjera. Për Tedin, ajo filloi të tregojë një kujdes të veçantë.


Pak nga pak, Tedit filloi t’i rizgjohej kujdesi dhe aftësia për t’i përthithur mësimet. Sa më shumë motivohej nga ana e mësueses, aq më shumë shtohej vullneti i tij. Në fund të vitit shkollor, Tedi ishte nxënësi më i dalluar i klasës. Pas një viti të ngjeshur, zonja Tomson gjen një shënim në tavolinë nga nxënësi i saj Tedi. Ai i shkruante: “Ti je mësuesja më e mirë që kam parë.”

Pas gjashtë viteve, Tedi i rishkruan mësues së tij, duke i treguar se kishte mbaruar gjimnazin dhe se mësuesja Tomson, mbetej e preferuara e tij. Katër vite më vonë, zonja Tomson merr një letër tjetër nga Tedi ku i shkruante: “Gjërat janë vështirësuar. Po jetoj në konviktin e universitetit dhe pres të diplomohem me rezultate të larta…" Për katër vite të tjera, Tedi nuk e informoi mësuesen, por sigurisht ai priste të kalonte në një stad më të lartë dhe këtë herë letra u mbyll me emrin Doktor Tedi Stodard.  


Historia nuk përfundon me kaq, pasi në një letër tjetër në pranverë i thoshte se ishte njohur me një vajzë, me të cilën do të martohej. Veç kësaj, i kërkonte mësueses që të vinte në dasmë dhe të qëndronte në vendin që zakonisht i rezervohet nënës së dhëndrit, kërkesë të cilën zonja Tomson e pranoi.


Më e çuditshmja është se zonja Tomson ditën e dasmës vuri në qafë të njëjtën varëse që Tedi ia kishte dhuruar për ditëlindje, së cilës i mungonin disa gurë. Por jo vetëm kaq, ajo nuk kishte harruar të parfumohej me të njëjtin parfum, i cili i kishte kujtuar Tedit nënën e tij. Të dy u përqafuan me mall dhe Tedi i pëshpërit mësueses së tij në vesh: “Të falenderoj për besimin që më ke dhënë. Të falënderoj thellësisht nga zemra që më bëre të ndihem se jam i rëndësishëm. Të falenderoj që më bëre të besoj se edhe unë mund të jem i suksesshëm dhe të bëj ndryshimin e madh për jetën time". Sakaq zonja Tomson ia ktheu me lot në sy: “Jo, e ke gabim. Ti më mësove mua si të jem mësuese e dalluar. Ti më bërë mësuese dhe njeri më të mirë". 


Për ju që nuk e njihni, Teddy Stoddard, është doktor me famë, madje një spital në SHBA, mban emrin e tij. Ky spital është ndër më të rëndësishmit në trajtimin e tumoreve.



(Përktheu P.Shtini; Portali Shkollor)

3,620 Lexime
5 vjet më parë