Kujdes!

NJËFARË apo NJË FARË???

Gabimet tona me përemrin e pacaktuar “njëfarë”
Ndodh shpesh që përemrin e pacaktuar “njëfarë” ta shkruajmë ndaras dhe jo bashkë. Ky përemër shkruhet bashkë, pasi është fjalë e përngjitur.

NJËFARË apo NJË FARË???


Gabimet tona me përemrin e pacaktuar “njëfarë”



Ndodh shpesh që përemrin e pacaktuar “njëfarë” ta shkruajmë ndaras dhe jo bashkë. Ky përemër shkruhet bashkë, pasi është fjalë e përngjitur. Nëse do ta shkruanim ndaras, atëherë i kemi ndërruar kategorinë gramatikore: nga përemër e kemi bërë emër (të shoqëruar me numëror). Si rrjedhim, i kemi ndërruar kuptimin. 


Prandaj, kujdes! Kur kemi të bëjmë me përemër të pacaktuar, ai shkruhet bashkë: “njëfarë”. Kur kemi të bëjmë me emrin “farë”, të paraprirë nga numërori “një”, atëherë shkruhet ndaras. 


Më poshtë jepet shpjegimi i fjalorit për këto dy fjalë, për të dalluar kuptimin e tyre dhe, në bazë të kuptimit, t’i shkruajmë drejt këto dy fjalë. 


1. Atëherë, përdoret ndaras “një farë”, vetëm kur fjala “farë” është emër, i paraprirë nga numërori “një”: Mbolli një farë të re misri. Bleu një farë të mirë patateje


2. Përdoret bashkë “njëfarë”, kur është përemër i pacaktuar dhe ndiqet nga një emër për të shënuar vend, kohë, veprim a diçka tjetër të papërcaktuar mirë: Pas njëfarë kohe. Në njëfarë vendi. Në njëfarë mënyre. Në njëfarë mase. Me njëfarë krenarie. 


Pra, për ta dalluar kur shkruhet ndaras dhe kur bashkë, shihni kategorinë gramatikore të fjalës. Nëse flitet për farë (bime, luleje etj.) shkruhet ndaras, kurse kur është përemër i pacaktuar shkruhet bashkë.


(Përgatiti: Sevi (Lami) Agolli; Portali Shkollor)

6,073 Lexime
6 vjet më parë