Një orë mësimi me mësuese Brikena Zdravën
Kur i pyet nxënësit e klasës së dytë në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, se përse e duan kaq shumë mësuese Brikenën, të përgjigjen në gjithfarë mënyrash, duke të treguar se vërtetë Brikena ka depërtuar thellë në zemrat e tyre
Por nga përgjigjet e tyre ne zgjodhëm fjalën e bukuroshes Nikol e cila tha “Mësuesja jonë na bën gjëra shumë të veçanta.”
Për një nxënës të klasës së dytë, aftësia për të kuptuar të veçantën, përballë monotonisë që ka një orë mësimi i zakonshme të shtyn të kërkosh akoma më shumë.
Pikërisht ko kureshtje, na çoi në një orë mësimi, nga ato që Nikol i quan “të veçanta”. Është ora e aftësimit teknologjik, e konceptuar në një mënyrë tepër interesante, duke vënë si synim parësor krijimin e disa aftësive praktike të nxënësve:
- Të njihen me elementë të rëndësishëm të veshjes së përditëshme (kopsat)
- Të aftësohen për të bërë vetë disa veprime praktike, duke qepur një kopsë, duke e vendosur në vendin e duhur në rroba.
Për të realizuar këto objektiva mësuesja përdoripunën në grupe. Veçse këtë herë grupet kishin si “instruktorë”, prindërit e nxënësve.
E konceptuar në formë loje, situata e krijuar ngjasonte me një konkurs shkathtësie, ku secili nxënës nxitonte jo vetëm të përthithte çdo fjalë që vinte nga mësuesja dhe më pas nga “instruktorët”, por edhe të realizonte saktë dhe në kohën e duhur qepjen e kopsës së tij.
Kur sheh fëmijë që mësojnë duke u argëtuar, menjëherë e kupton se pasioni i punës, ndryshon jo vetëm jetën e individit, por edhe të të tjerëve. Siç po ndodh me këta vogëlushë...
Mësuese Brikena Zdrava është mësuesja e thjeshtë, e pandjerë që ka fituar një nga virtytyet e qytetit ku ajo ka vite që jeton, modestinë për punën e saj.
E në fakt ka arsye që të mos jetë kaq modeste: Pak kohë më parë Brikena është dekoruar nga Presidenti i Republikë si “Mësuesja më e mirë e vitit akademik 2012-2013”. Ka marrë pjesë në ekipin vlerësues të Abetares mbarëkombëtare dhe edukon me dashuri e pasion breza të tërë fëmijësh.
Të ndodhur para skepticizmit që na ofron sistemi shkollor, ne shpesh nuk vëmë re se mësues të mirë janë aty mes nesh. Janë duke na edukuar fëmijët, duke na i formuar ata. Për aq kohë sa pasioni do të udhëheqë punën e mësuesit, ne do të besojmë se brezat do të bëhen edhe më të mirë.
Letër falenderuese mësuesit
Për Klodin: Një udhëtim i paharruar mirësie...
Ese: Mjedisi dhe njeriu