Nis viti i ri shkollor në Kosovë/ ALBAS përcjell urimet e rastit
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025 në Kosovë, Shtëpia Botuese Albas përcjell urimet e saj për të gjithë drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe me arritje.
Ditën e sotme në gjithë Kosovën nisi viti i ri shkollor 2024-2025, ku shumë nxënës u ulën nëpër banka për herë të parë.
Me këtë rast Shtëpia Botuese Albas përcjell urimet e saj për të gjithë drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe me arritje. Urojmë dhe për një bashkëpunim sa më të frytshëm me shtëpinë tonë botuese ALBAS.
Viti i ri shkollor në Kosovë, situata dhe risitë
Derisa Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në koordinim me komunat janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, nuk ka njoftuar për numrin e nxënësve që do të vijojnë mësimin në institucione publike e private, e as për numrin e fëmijëve që nisin mësimin në klasën e parë.
Më 14 gusht është hapur aplikimi për subvencionim me tekste dhe materiale shkollore në platformën e-Kosova, e sipas ministres Nagavci, shihet se proceduralisht këtë vit ka qenë shumë më e lehtë sepse prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.
Deri tani dihet se kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 201,120 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëndron e hapur.
Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, MASHTI ka publikuar edhe udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025.
Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim.
Kurse, me vendim të Komunës së Prishtinës, mësimi gjithë-ditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën, e për të cilët është siguruar edhe shujta e ngrohët. Megjithatë, procesi mësimor nëpër fshatrat e kësaj komune vazhdon sikur vitet e mëhershme.
Shkollat ku do të nisë ky projekt, janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”.
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës