Shkollat në Tiranë, deri në orën 16:00 prej shtatorit, Rama: Nxënësit do të kenë të siguruar edhe drekën
Kryeministri Rama prezantoi nismën për ofrimin e drekës në shkollat 9-vjeçare të Tiranës, një projekt që synon të lehtësojë prindërit në marrëdhënie pune dhe familjet me vështirësi ekonomike. Programi do të ndihmojë në krijimin e një komuniteti më të fortë social mes fëmijëve dhe të mbështesë jetën familjare.
Vitin e ardhshëm, të gjitha shkollat publike 9-vjeçare në Tiranë do të kenë të përfshirë dhe drekën duke ju dhënë mundësi fëmijëve të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00.
Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren Ogerta Manastirliu morën pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 në Qytetin Studenti, u shpreh se një ndër projektet e reja në Bashkinë e Tiranës, do të jetë nisma për ofrimin e ushqimit të drekës në shkollat 9-vjeçare, një program që synon të ndihmojë familjet dhe të krijojë një komunitet më të fortë social mes fëmijëve.
Ai u shpreh se një nismë e tillë do të lehtësojë jetën e prindërve, duke shtuar se kjo do të ndihmojë edhe në aspektin financiar familje të cilat kanë vështirësi financiare.
“Do vëmë në jetë dhe projektin më të ri të përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës. Dhe të krijojmë mundësinë për të pasur më shumë komunitet në sensin më shumë jetë të përbashkët edhe sociale mes fëmijëve për të pasur më shumë aktivitete që prindërit në momentin që lënë fëmijën në mëngjes në shkollë të mos e kenë kokën mbrapa dhe të mos detyrohen pastaj, të merren vesh me njëri tjetrin, kush do e lëri punën për të shkuar për ta marrë fëmijën për ta çuar në shtëpi etj, etj, po të bëjnë punën e tyre me orë të plota dhe nga ana tjetër patjetër dhe për të lehtësuar nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që nuk e kanë shumë të lehtë jetën e tyre të përditshme ekonomike”, theksoi kreu i qeverisë.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese
Hartimi i projektit kurrikular
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri