Nis Panairi i 23-të i Librit në Prishtinë, këta janë 40 titujt e rinj të Albas, mes tyre dhe Abetarja Mbarëkombëtare
Me moton “Libri triumfon” vjen edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë nga data 6 deri më 11 qershor. ALBAS, si çdo vit, në panair do të prezantojë edhe titujt e rinj, të cilët këtë herë janë mbi 40 të tillë, mes të cilëve është dhe Abetarja Mbarëkombëtare e cila promovohet për herë të parë.
Edhe për këtë vit, të gjtihë pasionantët e librit janë takuar dhe do të vazhdojnë të takohen në ngjarjen më të bukur në fushën e botimeve në Kosovë: Më 6 qershor, ka hapur dyert Panairi i 23-të i Librit në Prishtinë.
Me moton “Libri triumfon” vjen edicioni i 23-të i këtij panairi, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e vyer nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë. Ceremonia e hapjes është zhvilluar mesditën e 6 qershorit. Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00. Hyrja për vizitorë: pa pagesë! Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Në stendën e ALBAS këtë vit do të gjeni mbi 40 tituj të rinj librash. Redaksia e botimeve Albas ka bërë një punë voluminoze e profesionale, jo vetëm në drejtim të botimeve shkollore (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Diasporë), por dhe në botimet artistike e të llojeve të tjera për të gjitha moshat. Ndërkohë, vlen për t’u thënë se ndër aktivitetet kryesore që do të zhvillohet nga ALBAS është promovimi i Abetares Mbarëkombëtare, ditën e shtunë në orën 12:00.
Ju mirëpresim në ngjarjen më të dashur për librat...
Kjo është lista e botimeve të reja të ALBAS:
AUTORË TË HUAJ
SERIA: KLASIKË DHE MODERNË
Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës – Miguel Servantes/përktheu Bajram Karabolli
Zonja Bovari – Gustav Flober/ përktheu Primo Shllaku
Dashnori i zonjës Çetërli – D.H. Lawrence/ përktheu Ukë Bucpapaj
Simfonia Pastorale – Andre Gide/ përktheu Primo Shllaku
Ferri – Dante Aligieri/përktheu dhe pajisi me shënime Meritan Spahija (për bibliotekën e nxënësit)
Lepuri është i pasur – John Updike/përktheu Granit Zela
Një tjetër det – Claudio Magris/ përktheu Mimoza Hysa
Kukulla mbretëreshë – Carlos Fuentes/ përktheu Bajram Karabolli
Epigramet erotike; Antologjia palatine – përktheu Sokol Çunga
Epitafi – Janis Ricos/ përktheu Eleana Zhako
LIBRI KULTUROLOGJIK
Sundimi i ligjit – Tom Bingham/përktheu Bardhi Bakija
Intelektualët mashtrues – Alan Sokal dhe Jean Bricmont, përktheu Greta Avdyli
Metoda e rrezikshme; historia e Jung, Freud, Spielrein - John Kerr / përktheu Sofiana Filipi
LIBRA PËR JETËN
Shprehia e vetëbrohoritjes – Mel Robbins/përkthyen Era dhe Adela Buçpapaj
Rregulli i 5 sekondëshit – Mel Robbins/ përkthyen Era dhe Adela Buçpapaj
Manifesti i heroit të përditshmërishë – Robin Sharma/përktheu Albana Kozeli
AUTORË SHQIPTARË
Qortimet e zotit Shyti – Ardian Vehbiu
Kësulëkuqja, përrallë për të rritur – Ag Apolloni
Erërat që trazojnë mjegullën – Ervin Nezha
Histori dashurish të harruara – Ardian Cerga
Kulla – Genti Kame
Spirit - Ermal Lala
Një tufë me puthje – Vojsava Nelo
Shën dashuronte – Albi Lushi
Aromë kujtimesh – Aida Shtino
Shtetndërtimi hibrid – Adem Beha
Eros – Hulusi Hako
Fitnesi drejt përsosmërisë – Dhimitraq Dhjaku
NGA SERIA MË QUAJNË... (me personalitete shqiptare) – për fëmijë dhe të rinj
Më quajnë Xhanfise Keko – Luan Rama
Më quajnë Ali Pasha – Luan Rama
Më quajnë Vaçe Zela – Mikaela Minga
Më quajnë Bekim Fehmiu - Fahri Musliu
AUTORË SHQIPTAË PËR FËMIJË
Kalamajtë e pallatit tim 1, 2 – Bedri Dedja
Gurnecka, tregime të zgjedhura për fëmijë – Dhimitër Shuteriqi
Kapelëkuqja Diellzë – Adelina Mamaqi
Hajdutja e buzëqeshjeve – Sevi Lami
Kalendari i ëndrrave të mollës – Natasha Poroçani
Tezja dhe shkopinjtë magjikë – Edi Gogu
Engjëlli blu - Anila Kruti
SERIA: KLASIKËT PËR FËMIJË
Djemtë e Rrugës Pal – Ferenc Molnar/përktheu Ilir Qorri
Aventurat e Din Pakut Nikolai Nosov /përktheu Bedri Dedja
Aventurat e Hakëlberi Finit – Mark Twain përktheu Anxhela Çikopano
AUTORË TË RINJ
Dritëhijet, fatet – Xhoana Jaku
Katër burra – Xhentiana Muskaj
Hoteli përbri kishës – Behar Jacaj
Fëmijëri e thinjur - Zhaneta Barxhaj
PAKETA – GJUHA SHQIPE DHE KULTURA SHQIPTARE për fëmijët shqiptarë në Diasporë.
ABETARE MBARËKOMBËTARE – botim i ri, që del për herë të parë në panairin e librit.
Përvjetorët që shënohen në Panairin e 23-të të librit në Prishtinë dhe aktivitetet e përgjithshme
- 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit
- 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe
- 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.
Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:
Kurorëzimi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari, ekskluzivisht në Panairin e 23-të të Librit; me praninë e autorit.Botimi dhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.
N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi