E-libri shkollor Albas

Albas, trajnim dhe orë model në lëndën e gjeografisë dhe letërsisë

E shtuna tashmë është dita e trajnimeve për mësuesit e arsimit parauniversitar, publik dhe privat të cilët punojnë me tekstet shkollore digjitale Albas.

Salla e trajnimeve në Albas, është mjedisi ku mësuesit jo vetëm trajnohen sipas një agjende të organizuar, por edhe ku takohen për të biseduar dhe shkëmbyer mendime me njëri-tjetrin, me autorët e teksteve dhe specialistët e librit digjital të ALBAS.

Mësuesit e lëndëve shkencore dhe shoqërore u takuan me autorët e teksteve shkollore dhe specialistët e librit digjital, për të parë nga afër se si mund të realizohen orë model në klasë, dhe për t'i përdorur me efikasitet në shkollat ku ata punojnë.

Në trajnimin e datës 15 tetor, një vëmendje e veçantë iu dedikua problematikës së vështirësive teknike që mësuesit kanë hasur për përdorimin e teksteve digjitale. Specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija ju prezantoi mënyrën e përdorimit të tekstit digjital.

Mësuesit ndoqën orë model në lëndën e gjeografisë dhe letërsisë të përgatitura nga Valbona Mara dhe Aleksandra Janaqi.

Aleksandra Janaqi prezantoi temën “Don Kishoti” i Migel De Servantes duke përdorur materialet multimediale që ndodhen në tekst, por edhe materiale shtesë të cilat ajo i kishte përgatitur më parë. Ajo kishte nënvizuar në tekst pjesët më të rëndësishme të cilat duhen përvetësuar nga secili nxënës, dhe po ashtu kishte bashkangjitur materiale të tjera si: skema dhe linqe. Ajo kishte përcaktuar edhe detyrat për nxënësit nëpërmjet një shënimi të vendosur në tekst.

Valbona Mara në orën e gjeografisë kishte përzgjedhur për të përgatitur orën model temën “Rrymat oqeanike”. Kjo temë, konsiderohet e vështirë për t’u demonstruar për nxënësit, pa materialet ndihmëse që ofron libri digjital. Përmes videove, nxënësit e kanë më të thjeshtë të kuptojnë disa nga veçoritë e rrymave si: drejtimin, gjatësinë, gjerësinë, temperaturën etj. Mara në prezantimin e orës model spikati me teknikën e përdorimit të librit digjital, duke integruar shpjegimin e koncepteve shkencore të rrymave oqeanike me videot demonstruese për këtë çështje. 

Në përfundim të trajnimit mësuesit u pajisën me certifikatat e pjesëmarrjes.

Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04 2319002 dhe 0697098026.

4,714 Lexime
8 vjet më parë