Albas, trajnim me mësuesit e shkollave 9-vjeçare
Mësuesit e lëndëve shkencore dhe shoqërore u takuan me autorët e teksteve shkollore dhe specialistët e librit digjital, për të parë nga afër se si mund të realizohen orë model në klasë, dhe për t'i përdorur me efikasitet në shkollat ku ata punojnë.
Këtë të shtunë në sallën e trajnimeve në Albas u mblodhën mësuesit e shkollave 9-vjeçare për të biseduar dhe shkëmbyer mendime me njëri-tjetrin, me autorët e teksteve dhe specialistët e librit digjital të ALBAS.
Mësuesit e lëndëve shkencore dhe shoqërore u takuan me autorët e teksteve shkollore dhe specialistët e librit digjital, për të parë nga afër se si mund të realizohen orë model në klasë, dhe për t'i përdorur me efikasitet në shkollat ku ata punojnë.
Specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija ju prezantoi mënyrën e përdorimit të tekstit digjital, mjetet ndihmëse, materialet multimediale dhe të gjitha mundësitë që ofron ky tekst i digjitalizuar për t’u pasuruar më tej me materiale shtesë, nëse mësuesit e mendojnë se ka ende diçka për të shtuar në tema të caktuara.
Drita Kolndreu, nëndrejtoreshë në shkollën “26 Nëntori” në kryeqytet dhe bashkëpunëtore e Shtëpisë Botuese Albas, ndau më mësuesit eksperiencën e saj si mësuese dhe demonstroi sesi mund të përdoret në klasë libri digjital në një orë mësimi në lëndët Dituri Natyre dhe Edukatë Shoqërore. “Në fillim mund të duket e vështirë mënyra e përdorimit, mbase edhe mund të trembeni, por nëse e provoni disa herë tekstin digjital do ta shikoni se sa lehtë do e përvetësoni atë. Unë e kam përdorur librin digjital në klasë dhe kam parë që ora e mësimit është efektive, ndërsa nxënësit tërhiqen nga teknologjia dhe nxënë më mirë”, tha Kolndreu
Në përfundim të trajnimit mësuesit u pajisën me certifikatat e pjesëmarrjes.
Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04 2319002 dhe 0697098026.
(Portali Shkollor)
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi